Arlind Ajeti

Batuta/ Klubi italian luan “poker” me Chelsea-n, i përgjigjet me mbrojtësin shqiptar

17 Korrik 2022, 20:23| Përditesimi: 17 Korrik 2022, 20:25

  • Share

Përmes një postimi në faqen zyrtare Chelsea ka prezantuar dje lerjen e Kalidou Koulibaly-së. Por inicialet e tij, KK, kanë shtyrë Pordenonen të bëjë një humor në rrjetet sociale. Klubi italian luan “poker” me prezantimet në mbrojtje përmes faqes zyrtare në “Twitter”.

“Përshëndetje Chelsea, ne i bëjmë ‘call’ me AA-në tonë”, shkruan Pordenone sipër fotos që prezanton afrimin e Arlind Ajetit.

Një lojë mes inicialeve të dy mbrojtëseve kjo, që në fund e fiton ai shqiptar. KK në poket nënkupton dy mbretër, ndërsa AA janë dy asat që këtë herë i mban në dorë klubi italian

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?