Politikë

Batutat në Hungari/ Rama ‘heq dorë’ nga atletet e bardha: Kam veshur këpucë të zeza të mërzitshme (VIDEO)

11 Tetor 2024, 17:10| Përditesimi: 11 Tetor 2024, 17:25

  • Share

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Hungari ku u prit nga homologu Viktor Orban. Në konferencën për shtyp, nuk munguan batutat mes Ramës dhe Orban.

Kryeministri, i cili shpesh është në qendër të vëmendjes për veshjen dhe stilin, duket se kësaj radhe kishte hequr dorë nga atletet e bardha. Kreu i qeverisë tha se ka veshur këpucë të zeza të mërzitshme.

“Është kënaqësi të jem këtu, më vjen keq që nuk jam me këpucët që kërkon protokolli, por kam veshur disa këpucë të mërzitshme, thjesht të zeza”, tha ai.

Rama zgjodhi të mbyllte fjalën e tij me një batutë pikërisht për këpucët.

1728659507_edirama.jpg

Rama me këpucë të zeza në takimin me Orban

SI.E./S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?