Bregu, Vlahutin dhe Bushati

Politikë
Top 24

BATUTAT/ “Suksese në jetë”, Bushati i shpjegon ambasadores Vlahutin shprehjen e Ramës. Çfarë thotë Bregu

27 Gusht 2018, 13:55| Përditesimi: 27 Gusht 2018, 20:50

  • Share

Durrës- Samitit të kryeministrave të Ballkanit në Durrës nuk i munguan të qeshurat e batutat, ndërsa iniciator ishte sërish i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se fillimisht i pari i qeverisë ka uruar Majlinda Bregun për detyrën e re si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, e pas saj e ka uruar me shprehjen “suksese në jetë” ambasadoren e BE-së në ikje, Romana Vlahutin, e cila qëndronte e ulur mes Bregut e Bushatit.

Pas kësaj shprehje të gjithë kanë vënë buzën në gaz, por ambasadorja duket se nuk e ka kuptuar arsyen. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpejtuar t’i shpjegojë se kjo shprehje kohët e fundit nuk kishte mjaft kuptim pozitiv në Shqipëri.

Foto nga samiti i Kryeministrave të Ballkanit në Durrës

Ai më pas ka shpjeguar se kuptimi i ri i shprehjes “suksese në jetë” ishte rrjedhojë e një transkriptimi telefonik të ish-ministrit Ilir Beqaj që shkarkonte një drejtor pasi nuk kishte bërë punën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?