Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi pesë ndeshjet e radhës për javën e 22-të. Bayer Leverkusen s'e pati të lehtë në udhëtim, por fitorja 1-2 kundër Heidenheim i mban sërish në vendin e parë së bashku me rekordin si skuadra e pathyeshme në Europë. Frimpong dhe Adli shënuan për djemtë e Xabi Alonsos, teksa shkurtoi Kleindienst te vendasit për ta bërë fundin sa më dramatik.
Në "Volkswagen Arena", Wolfsburg ndali në barazimin 1-1 Dortmundin. Fullkrug shënoi pas vetëm tetë minutave lojë te verdhezinjtë, para se Gerhardt në të 64 minutë të vendoste ekuilibrat.
Leverkusen me 58 pikë mban kreun e klasifikimit, ndjekur nga Bayern Munich me një ndeshje dhe tetë pikë më pak. Dortmund me 41 pikë ndodhet në vendin e katërt që të dërgon në Champions.
Bundesliga, java 22:
Darmstadt 1-2 Stuttgart
Heidenheim 1-2 Bayer Leverkusen
Hoffenheim 0-1 Union Berlin
Mainz 1-0 Augsburg
Wolsfburg 1-1 Dortmund
Renditja: