Maksimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, Benjamin Pavard, mbrojtës i Stutgart dhe Gonzales Higuan, futbollist i Milanit

Bayern firmos me Pavard, Higuain i thotë ‘Po’ Chealsea-t, Real këmbëngul për Allegrin

9 Janar 2019, 12:13| Përditesimi: 9 Janar 2019, 12:19

  • Share

Bayern i Mynihut bën një goditje në merkato. Bavarezët kanë zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit të djathtë francez Benjamin Pavard që shkëlqeu në Kupën e Botës. Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic nga Doha ka deklaruar:” Kemi nënshkruar me Benjamin Pavard që vjen tek Bayerni nga 1 korriku i këtij viti me një kontratë 5-vjeçare”. 

Benjamin Pavard

Më në fund Gonzalo Higuain dhe Maurizio Sarri do punojnë sërish bashkë dhe do ta bëjnë shumë shpejt një gjë të tillë. Mediat britanike dhe ato spanjolle zbulojnë se është arritur akordi dhe Higuain do lërë Milanin për të kaluar tek Chelsea në merkaton e janarit. Higuain i ka thënë “Po” Chelseat ndërsa Milani po mendon për Moratën ose polakun Piatek.

Gonzales Higuan

Në Spanjë zbulojnë se Massimiliano Allegri është i përzgjedhuri nga Florentino Perez për të marrë drejtimin e Real Madrid sezonin që vjen. Allegri i tha “Jo” Realit verën e kaluar dhe sipas programit “ El Chiringuito” Presidenti Perez është gati për një tjetër sulm për të afruar Allegrin.

Massimiliano Allegri

Mohamed Salah mbetet më i miri në Afrikë. Sulmuesi egjiptian është shpallur sërish lojtari afrikan më i mirë për vitin 2018 ku kishte triumfuar edhe një vit më parë. Salah ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Liverpool duke shënuar 32 gola në Premier League dhe 44 në të gjitha kompeticionet.

Mohamed Salad

Mjafton një penallti e Harry Kane që Tottenham të mposhtë Chelsean 1-0 dhe të fitojë gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës ose Carabao Cup në Angli. Polemika të shumta për rastin e golit ku para se të fitonte penalltinë Kane duket në pozicion jashtë loje

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?