Luis Diaz

Sport

Bayern Munich bën ofertën e parë për Luis Diaz, futbollisti dëshiron largimin nga 'Anfield'

11 Korrik, 15:50| Përditesimi: 11 Korrik, 15:52

  • Share

Bayern Munich ka hyrë zyrtarisht në garë për transferimin e Luis Diaz nga Liverpooli. Sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild, gjigantët bavarezë kanë dorëzuar një ofertë prej 52 milionë eurosh për anësorin kolumbian të sulmit. Kjo ofertë është larg vlerës së kërkuar nga Liverpool, i cili e çmon lojtarin me rreth 80 milionë euro. Klubi anglez nuk ka ndërmend të ulë çmimin.

Sipas medieve në Spanjë, mes Diaz dhe Liverpoolit ekziston një "marrëveshje zotërinjsh", e cila parashikon që lojtari mund të largohet nëse vjen një ofertë e përshtatshme për të dyja palët. Për momentin, Bayern nuk është i gatshëm të shkojë përtej 60 milionë eurove plus bonuse, çka krijon një diferencë të konsiderueshme në pritshmëri.

28 vjeçari Diaz besohet se i ka shprehur dëshirën Liverpoolit për t’u transferuar në Mynih. Lëvizja shihet si një hap i madh në karrierën e tij, duke qenë se Bayern është në proces rindërtimi nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany. Negociatat mes klubeve kanë qenë të pezulluara përkohësisht pas vdekjes tragjike të sulmuesit Diogo Jota, një ngjarje që ka prekur thellë ambientin te Liverpool. Klubi pritet të rikthehet në tryezën e bisedimeve në ditët në vijim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?