Bayern Munich pak ditë më parë vendosi të shkarkojë nga detyra e trajnerit Julian Nagelasmann. 35-vjeçari duket se e ka marrë vesh largimin nga mediet, duke mos pasur një bisedë me bordin drejtues të bavarezëve. Për t'i hedhur 'benzinë zjarrit' ka meduar Kicker, media gjermane që zbulon se në minutat e para të lajmeve për largimin e trajnerit, vetë Nagelsmann nuk ishte në dijeni të ngjarjeve.
"Gazetari i Kicker - A keni dëgjuar për njoftimet e fundit, të cilat lidhen me largimin tuaj nga detyra?
Nagelasmann - Po, sepse miq nga fusha e futbollit po më tregojnë se çfarë ka ndodhur nga raportimet e fundit.
Gazetari i Kicker - A keni marrë ndonjë informacion nga klubi?
Nagelasmann - Jo, jo ende. S’mund të flas më", mbyllet biseda mes tyre.
Duket se binomi "Kahn-Salihamidzic" as që e kanë takuar trajnerin për t'i komunikuar lajmin dhe as për të sqaruar arsyet e këtij vendimi. Tanimë Nagelsmann duket se është në kërkim të një pune të re, teksa sipas kontratës duhet të përfitojë 25 milionë euro nga shkëputja e marrëveshjes me kampionët në fuqi të Bundesligës.