Mainz fitoi 3-1 me Bayern Munich për javën e 29-të në Bundesligën gjermane të futbollit. Bavarezët për duelin e dytë radhazi nuk marrin tri pikë, duke komplikuar pozitat në krye të renditjes. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Mane në minutën e 29-të, me senagalezin që dërgoi shifrat në 0-1.
Në pjesën e dytë, Mainz ishte me ritëm të lartë duke shënuar tre herë. Ajorque në minutën e 65-të, Barreiro në të 73-tën dhe Martin në të 79-tën shënuan për Mainz. Me 45 pikë, Mainz shkon në vendin e gjashtë dhe prek Europën, teksa Bayern me 29 pikë momentalisht mban vendin e parë, dy pikë më shumë se ndjekësit e Dortmund, me verdhezinjtë që kanë një ndeshje më pak.
Në përballjet e tjera të raundit të 29-të, Bochum humbi 1-5 me Uolfsburg, Hertha Berlin humbi 2-4 me Bremen dhe Koln fitoi 1-3 me Hoffeinheim.