Manuel Neuer dhe Sven Ulreich

Bayern Munich 'kyç' portën, dy rinovime për kampionët e Gjermanisë

28 Nëntor 2023, 17:45| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 17:46

  • Share

Bayern Munich ka rënë dakord për zgjatjen e kontratave me një vit për dyshen e portierëve Manuel Neuer dhe Sven Ulreich, duke rinovuar me veteranët deri në vitin 2025. 37 vjeçari Neuer së fundmi u rikthye në formacionin fillestar të Bayernit pas pothuajse një viti jashtë fushës, pas një thyerje të këmbës që pësoi në Kupën e Botës 2022.

Në mungesë të tij, Bayern nënshkroi me Yann Sommer, por u nda me zviceranin në verë dhe në vend të kësaj besoi te 35-vjeçari Ulreich, i cili bëri 12 paraqitje këtë sezon përpara se t'ia kthente vendin Neuerit. Një muaj pas kthimit të Neuer-it, Bayern e ka lidhur dyshen me kontrata të reja një vjeçare.

"Jam i lumtur që do të qëndroj te Bayern edhe për një vit. Pas dëmtimit tim të gjatë, jam rikthyer në ritëm të plotë. Është kënaqësi e madhe për mua të jem në fushë me këtë ekip. Jam i sigurt se, së bashku me tifozët, ne mund t'i arrijmë qëllimet tona të mëdha në vitet e ardhshme dhe padyshim që finalja e Ligës së Kampionëve të 2025-ës në Mynih është një prej tyre. Të dish që ende kam Sven në krah e bën atë edhe më të bukur", tha Neuer.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?