Harry Kane feston tripletën

GOLAT/ Bayern Munich 'shkërmoq' 4-0 Stuttgartin dhe rikthehet në krye të renditjes! Harry Kane shkëlqen me tripletë

19 Tetor, 20:27| Përditesimi: 19 Tetor, 22:16

  • Share


Vetëm pak orë zgjati kryesimi i Leipzig në Bundesligë, pasi Bayern Munich fitoi 4-0 kundër Stuttgart dhe rikthehet kështu të prijë tabelën. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa të besuarit e Kompany shënuan në fraksionin e dytë. Kane me tripletë në minutat 57, 60, 80 dhe Coman në të 89 ishin autorët e golave. Për shkak të golavarazhit më të mirë, Bayern është në krye edhe pse me pikë të barabarta (17) me Leipzig. 10 ndeshje dhe 12 gola këtë sezon për Kane, që duket se ka 'rilindur'.


Lajmi kryesor:

Bundesliga/ Bayern 'poker' për kreun, Leverkusen përmbys Eintrachtin dhe rigjen suksesin! Leipzig 'pa frena'


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?