Bayern Mynchen i përgjigjet Borusia Dortmund, Flick: Jam i kënaqur me lojtarët, kompliementa për rezultatin (VIDEO)

18 Maj 2020, 10:29| Përditesimi: 18 Maj 2020, 12:51

  • Share

Bayern Mynchen e ka rinisur Bundesligën pikërisht aty ku e mbylli dy muaj e 9 ditë më parë. Bavarezët e drejtuar nga Hansi Flick fituan me shifrat e pastra 0-2 kundër Union Berlinit në javën e 26 të Bundesligës, e cila u rikthye të shtunën pas ndërprerjes nga koronavirusi. Një rezultat identik me atë para COVID-19, pasi në javën e 25 Bayern Mynchen mposhti 2-0 Augsburgun.

Gjithsesi në ndeshjen e ditës së dielë ishte i përhershmi Robert Lewandowski që në minutën e 40 zhbllokoi rezultatin. Nga pika e bardhë e penalltisë polaku u tregua i saktë megjithëse portieri vendasi i kuptoi krahun. Për të parë golin e dytë që ishte edhe i qetësisë për Bayern Mynchen duhet të vinte minuta e 80 ku Benjamin Pavard dërgoi në rrjetë një top të krosuar nga Kirmich.

Në këtë mënyrë Bayern Mynchen i përgjigjet Borusia Dortmund që të shtunën shkatërroi 4-0 Schalke-n në derbin e R'urhit. Pas ndeshjes trajneri i Bayern deklaroi: "Ishte një fitore e mundimshme, por e merituar. Pas 90 minutave duhet t'ju bëj një kompliment lojtarëve të mi, pasi në fund të ditës jam i kënaqur me rezultatin."

Pas 26 javësh kampionat Bayern Mynchen udhëheq me 58 pikë, 4 më shumë se Borussia Dortmund. Ndërkohë takimi tjetër i ditës së shtunë mes Koln dhe Mainz përfundoi me shifrat 2-2. Koln fillimisht kaloi në avantazh të dyfishtë, por Mainz gjeti forcën të reagoi dhe doli me një pikë nga ky takim.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?