Leon Baley gjatë lojës së ndeshjes

Bayern Mynchen mposhtet me përmbysje, Dortmund nuk përfiton plotësisht

2 Shkurt 2019, 18:41| Përditesimi: 2 Shkurt 2019, 18:52

  • Share

Bayern Leverkusen i ka shkaktuar disfatën e katërt në kampionat Bayern Mynchen pasi e ka mposhtur sot me rezultatin 3-1. Në “Bayern Arena” ekuilibrat e rezultatit i prishën të parët miqtë e drejtuar nga Kovac të cilët në minutat e fundit të pjesës së parë kaluan në avantazh me Goretzka-n. 

Me fillimin e pjesës së sytë, fillimisht Bailey me një supergol nga goditja e dënimit dhe më pas Volland përmbysën shifrat për Leverkusen. Kur pritej barazimi i rezultatit nga Bayern Mynchen, Alario realizoi golin e tretë për vendasit dhe në të njëjtën kohë vulosi shifrat përfundimtare të sfidës.

Nga humbja e Bayern Mynchen nuk ka arritur të përfitojë plotësisht Dortmundi kryesues i Bundesligës, pasi verdhezinjtë kanë ngecur me rezultatin 1-1 kundër Eintraktit të Frankfurtit. Ishte Reus në minutën e 22 ai që me golin e tij krijoi iluzionin se do të ishte një ndeshje e lehtë për Dortmundin, por pa kaluar shumë vendasit barazuan me Jovic. Deri në përfundim të takimit rezultati mbeti I pandryshuar me Dortmundin që pas javës së 20 të kampionatit e çoi në +7 diferencën e pikëve me Bayern-in ndjekës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?