Goretzka shënon golin e parë

Bayern Mynih 3 pikë larg kreut, mposht 3-1 Hoffenheim (GOLAT)

19 Janar 2019, 09:31| Përditesimi: 19 Janar 2019, 22:46

  • Share

Bayerni i Mynihut e nis vitin 2019-të me fitore në Bundesligën gjermane. Skaudrës së drejtuar nga Niko Kovac pauza e kampionatit nuk i ka prishur ingranazhet pasi në ndeshjen e parë të javës së 18-të bavarezët fituan 3-1 në fushën e Hoffenheim.

Golat

Bayerni dominon pjesën e parë dhe e mbyll në avantazhin 2-0 falë dygolëshit të shënuar nga Leon Goretzka. Mesfushori tundi rrjetën në minutat 34 dhe 46-të. 

Megjithatë sigurimi i trepikëshit nuk do ishte një lojë fëmijësh për Bayernin pasi Hoffenheim në fillimin e pjesës së dytë ngushton diferencën me golin e shënuar nga Schulz dhe madje mund të kishin barazuar edhe me Szalai.

Llogaritë për Bayernin i mbyll polaku Robert Lewandowski që gjen golin e qetësisë tre minuta nga fundi duke i dhënë Bayernit fitoren 3-1 ndaj Hoffenheim në ndeshjen e parë të vitit në Bundesligë. Bayerni pas 6 fitoreve radhazi ngjitet në kuotën e 39 pikëve vetëm 3 më pak se Dortmundi kryesues që është i impenjuar sot në transfertë ndaj një rivali të vështirë si Lajpcig.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?