Sport

Bayern Mynih e nis me barazim Bundesligën, debutuesit e Brentford shokojnë Arsenalin

14 Gusht 2021, 09:47| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 10:01

  • Share

Tre kampionate elitare në Europë kanë ngritur mbrëmë siparin e sezonit 2021-2022. Në ndeshjen e parë të Bundesligës për këtë edicion kampionët e Bayern Mynih nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Borussia Monchengladbach. Edhe trajneri i ri i bavarezëve Julian Nagelsman debuton me një barazim. Sa i takon shënimit të golave gjithçka ndodhi në pjesën e parë ku Gladbach kaloi e para në avantazh në minutën e 10-të me Plea ndërsa për Bayernin barazoi i zakonshmi Robert Lewandoëski.Sot zbret në fushë Dortmundi që pret Frankfurtin.

Nisje shokuese i ka bërë sezonit të ri në Premier League Arsenali. Londinezët u mposhtën 2-0 në transfertë nga ekipi i sapongjitur në elitën e futbollit anglez Brentford. Vendasit i shënuan Arsenali nga një gol për çdo pjesë me Canos dhe Norgaard.Në ndeshjen e parë në Premier League pas 74 vitesh të mposhtësh Arsenalin për Brentford është një debutim ëndrrash.

Ka ngritur siparin edhe La Liga në Spanjë. Valencia fitoi ndeshjen  hapëse 1-0 ndaj Getafes falë një penalltie të kthyer në gol nga Carlos Soler. Në mbrëmje zbret në fushë Real Madrid që luan ndaj Alaves në transfertë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?