Mbrojtësi i Milan, Theo Hernandez

Sport

Bayern shikon Theo Hernandez si pasuesin e Alphonso Davies, kuqezinjtë nuk ulen në bisedime pa 100 milionë euro

26 Shkurt, 15:47| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:51

  • Share

Mediat gjermane raportojnë se Theo Hernandez ka hyrë në orbitën e Bayern Munchen. Siç raportohet, klubi gjerman po mendon planin B në rast të largimit të Alphonso Davies tek Reali i Madridit. Kanadezi ka shprehur dëshirën për të vijuar karrierën me “Los Blancos”. Opsioni më i mirë për bavarezët për të zëvëndësuar Davies është mbrojtësi francez i Milanit, që po kalon një formë të shkëlqyer me kuqezinjtë. Megjithatë ende mbetet në pikëpyetje qëndrimi i Milanit për një interesim të tillë.

Milanews.it raporton se: “Milani ka një vlerësim të lartë për mbrojtësin e krahut të djathtë, pra një shifër që shkon tek 100 milionë euro. Është e qartë se ky çmim i lartë është një parandalim për këdo që dëshiron të afrohet në tryezën e bisedimeve, sepse Theo është shumë i veçantë në skenën ndërkombëtare dhe vlera e tij mbetet shumë e lartë i për atë që ka treguar me Milanin, ashtu dhe për statusin e tij aktual me kombëtaren franceze.

Objektivi i drejtuesve të Milanit është që në muajt e ardhshëm të ulen me Theon dhe agjentin e tij Quilon, për të diskutuar sërish për kushtet e marrëveshjes aktuale, e cila e sheh mbrojtësin e krahu të fitojë rreth 4 milionë euro në vit deri më qershor 2026. Rinovimi mund të përfshijë shifra edhe më të larta, por dëshira e Theos mbetet të jetë e lidhur me qëndrimin në Milano me kuqezinjtë.”

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?