Ekipi i Bayerni i Mynihut

Sport
Top 24

Bayerni e nis me fitore në Bundesliga, kundrejt ekipit të Hoffenheimit me rezultatin 3-1

24 Gusht 2018, 23:33| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 23:38

  • Share

Bayerni i Mynihut nis mbrojtjen e titullit në Gjermani me fitore, pasi mposhti në ndeshjen e parë të kampionatit për këtë edicion ekipin e Hoffenheimit me rezultatin 3-1.

Kampionët në fuqi kaluan të parë në avantazh me Muller, ndërsa miqtë barazuan me Szalai, por vetëm kaq, pasi vendasit shënuan edhe dy herë për tre pikët.

Në minutat e fundit, fillimisht ishte Robert Lewandowski dhe më pas Robern që me golat e shënuar i dhanë fitoren Bayernit.  VAR-i ishte protagonist, pasi anuloi një gol të Mueller. Megjithatë Bayerni ia doli të merrte tre pikët e para.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?