Bayerni i jep leksion Lazios në Champions, Chelsea mund Atleticon (VIDEO)

24 Shkurt 2021, 10:14| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 11:13

  • Share

Bayern Mynih tregon më se miri se pse është kampioni në fuqi i Champions League. Bavarezët shfaqën gjithë potencialin e tyre në “Olimpico” duke fituar 4-1 ndaj Lazios ndeshjen e parë të fazës së 1/8 dhe hipotekojnë çerekfinalet.

Mbrëmja e djeshme ishte një makth për bardhekaltërit që pësuan tre gola që në pjesën e parë. Leëandoëski shënoi i pari që në minutën e 9-të ndërsa më pas shënuan edhe 17 vjeçari Musiala dhe Leroy Sane. Në fillimin e 45 minutave të dyta autogoli i Acerbi bëri që rezultati të shkojë në 4-0 për Bayernin ndërsa pak minuta më vonë Lazio shënoi vetëm golin e nderit me Correa.

Ndeshja e kthimit luhet më 17 mars me Bayernin që kualifikimin e ka në xhep. Ndërsa në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Chelsea triumfoi 1-0 ndaj Atletico Madrid në Bukuresht. Dueli u vendos në minutën e 68-të nga një gol spektakolar i Oliver Giroud me roveshatë. Gol që fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje por u akordua si i saktë nga VAR pasi prekja e fundit ishte nga lojtari i Atleticos. Londinezët arrijnë fitore të rëndësishme por kualifikimi do vendoset në sfidën e kthimit./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?