U hap sot zyrtarisht baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë.
"Një popull që ka provuar mungesën e lirisë bën gjithçka për mbrojtjen e saj. Ne kemi të drejtë të krenohemi se SHBA e partner të tjerë të mëdhenj, anëtarë historikë të NATO-s kanë krijuar bindjen se nëse ka një vend anëtar të ri të aleancës që mbështet qartësisht vendosmërisht e padilemë vendimet e saj është Shqipëria. Edhe Kuvendi ka dëshmuar besnikërinë ndaj kësaj vlere" tha kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.
Lajmi kryesor:
Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Rama: Element sigurie për Ballkanin e kërcënuar jo pak nga Rusia! Wisner i SHBA-së: Faktor për stabilitetin
S.G/ReportTv.al