Politikë
Top 24

Baza e NATO-s në Kuçovë, Olta Xhaçka në Report TV: Punimet do të nisin brenda 2018. Avionët MIG vlerë muzeale

4 Gusht 2018, 14:26| Përditesimi: 4 Gusht 2018, 17:09

  • Share

TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka komenton në një lidhje telefonike me Report Tv krijimin bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Sipas saj, ky është një superlajm dhe besim që Aleanca tregon ndaj Shqipërisë

“Është padiskutim një superlajm, vlerësim që aleanca  i ka bërë Shqipërisë për kontributin e saj. Do të thoja që është një dhuratë që na bëhet në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Është një mbështetje edhe për punën e Forcave të Armatosura”,- u shpreh Xhaçka.

Ajo tha ndër të tjera se nuk dinte më shumë detaje për projektin, por siguroi se “punimet do të nisin brenda 2018”.

E pyetur në lidhje me fatin e avionëve MIG që mbahen aktualisht në këtë bazë, ministrja siguroi se ato nuk do të preken.

“Avionët MIG nuk kanë asnjë lidhje, çdo mjet i FA ka një kohëzgjatje jetese dhe pastaj amortizohet, dalin nga përdorimi. Kjo ka të bëjë me një infrastrukturë mbështetëse që i vjen gjithë aleancës dhe rajonit sa i përket furnizimit ajror, mbështetjes logjistike. Nuk ka asnjë lidhje me avionët, janë muze në këtë pikë”,- u shpreh ministrja e Mbrojtjes.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kola: 04/08/2018 16:12

    Krenar per vendlindjen time...kishte ngelur ne dore te zotit ajo baze

    Përgjigju
  • Barazi para të ligut: 04/08/2018 14:39

    Urime per te gjithe kombin se eshte nje garanci me teper...

    Përgjigju
    • Kristaq: 04/08/2018 19:23

      Keta deri dje i thoshin Nato nate sot jane super te lumtur me kete super lajm. Po djali i sul bushatit kur do flase

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?