Ministrit Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto mori pjesë në ceremoninë hapëse të bazës së NATO-s në Kuçovë. Ai e vendosi fokusin e fjalës së tij në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa tha se kjo bazë është mesazh i qartë për përballimin e sfidave të së tashmes dhe së ardhmes.
“Kremtojmë sot një moment domethënës që shënon njëherësh një pikarritje të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, një pikë kthese për Ballkanin Perëndimor. Përurimi i bazës, fryt i një rruge aspak të lehtë, mbërrin në një moment ndryshimesh të thella në arenën ndërkombëtare. Tregon angazhimin e Shqipërisë krah Italisë, një vend që ndajmë lidhje të thella historike, miqësie, përveç fqinjësisë gjeografike. Rrugëtimi drejt demokracisë i Shqipërisë nisi vite më parë që e bëri të anëtarësohej në Këshillin e Europës në ‘95 dhe në NATO-s në 2009. Një rrugëtim që ka tipare të përbashkëta me Italinë. Shqipëria është një shtyllë solide dhe sistemi vlerash, Italia që e ka mbështetur me forcë vendimin për anëtarësim në BE. Gjesti që bën Italia është shenjë e një miqësie të thellë, shenjë e vullnetit për të ndërtuar një bashkëpunim më të fortë në çdo fushë. Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes është shtyllë themelore në marrëdhëniet mes dy vendeve. Një mbështetje e ndërsjellë e jona që shfaqet përmes stërvitjeve të përbashkëta, e veprimtarisë të shkëmbimit në çdo nivel. Përurimi i bazës nuk është vetëm një pikëmbërritje e arrirë por një pikënisje për bashkëpunime në të ardhmen. Në një kohë që karakterizohet nga pasiguria dhe sfida komplekse, e sotmja është mesazh i qartë, bazë për të përballuar sfida të së tashmes dhe të ardhmes”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Rama: Element sigurie për Ballkanin e kërcënuar jo pak nga Rusia! Wisner i SHBA-së: Faktor për stabilitetin
SI.E.//ReportTv.al