Politikë

‘Baza e Porto Romanos e rëndësishme për NATO-n’/ Eksperti i sigurisë në ‘Report Tv’: Mund të bëhet pikë kyçe për Mesdheun

17 Shtator, 18:41| Përditesimi: 17 Shtator, 18:45

  • Share

Eksperti i sigurisë Faik Basha ka deklaruar se një bazë ushtarake në ‘Porto Romano’, është shumë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.

Basha i ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ të moderuar nga Ermal Qori, tha se i vetmi vend që mund të sjellë probleme në Europë është Serbia, për shkak të lidhjeve të kësaj të fundit me Rusinë dhe Kinën.

“Për Ballkanin dhe Europën, nëse ka një vend që ka treguar marrëdhënie të shkëlqyera me Rusinë edhe Kinën, është Serbia. Pra i vetmi vend që mund të sjellë problematika, është Serbia. Shqipëria është afër gjeografikisht afër Serbisë, ka edhe raportin me Kosovën, dhe fakti që jemi anëtarë të NATO, do të thotë që është një pikë e favorshme për të pasur një bazë.

NATO ka dy baza në Greqi, disa në Itali dhe vazhdon pastaj në pjesën e Francës, vazhdojnë deri në Spanjë.

Edhe Kroacia ka disa baza, por jo të kësaj natyre që do të ndërtohet në Porto Romano. Kështu që një bazë në këtë rajon, është shumë e rëndësishme për koordinimin. Mund të vendosen elementë që mund të koordinohen me bazën që ndodhet në Rumani.

Mund të përdoret për sistemin e mbrojtës kundërajrore, mund të përdoret për emergjencat civile, mund të përdoret për furnizimin e anijeve dhe mjeteve lundruese të NATO. Pra është një bazë që i vjen në ndihmë. Duke pasur një bazë të NATO në Porto Romano, do të thotë që mund të ketë lëvizje më të shpejtë, ka reagim më të shpejtë dhe ka koordinim më të gjitha bazat e Mesdheut. Kështu që është pikë kyçe, e domosdoshme dhe prandaj përgjigja ka qenë pohuese”, tha Faik Basha në Report Tv.

 

 


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ NATO për Report Tv: Porto Romano shqyrtohet nga ekspertët! Përgëzojmë Shqipërinë për investimet në infrastrukturë të përshtatshme


A.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?