Deputeti Qefalia bëri me dije në "5 Pyetje nga Babaramo" se qeveria shqiptare ka bërë një kërkesë në NATO për një bazë detare në Porto Romano.
"Ka një kërkesë të qeverisë shqiptare ndaj NATO-s për të pasur një bazë të NATO. Shanset janë që do të realizohet dhe do fillohet nga puna. Jo shumë vonë do të bëhet prezent edhe dakordësia e NATO-s për të filluar nga puna në Porto Romano.", tha Qefalia.
Ndërkohë Artur Meçollari, ish zv.komandant i flotës detare kujton kërkesën që po qeveria ka bërë në 2019 ku i kërkonte që Pashalimanin ta kthente në bazë detare të NATO-s
“Në Tetor 2019 Ministria e Mbrojtjes i ka dërguar komandës euroopiane të NATO-s kërkesën zyrtare që Pashalimani të kthehet në bazë detare të NATO-s. Procesi i vlerësimit zgjat 4 – 5 vjet. Kanë ardhur dy ekipe që kanë bërë vlerësimin e bazës dhe NATO është ende në proces vlerësimi, nuk ka dalë në një konkluzion, do të bëjmë bazë apo jo. Baza e Pashalimanit është ngushtësisht me gjirin e Vlorës me një sipërfaqe për kapacitet të mbajtë shtatë flota të shtata.
Është gji shumë i mbrojtur, lejon akses në Mesdheun qendror po kontrollon dhe kanalin e Otrantos. Në këto rrethana NATO e pranoi por Kryeministri ndërroi mëndje brenda natës, tha do të ndërtoj portin por dua bazë të NATO-s. Në stërvitjen ‘Defending Europë 2021’ komandanti i forcës tokësore të NATO-s, general Skavolis deklaroi: Porti historik i Durrësit ka qasje strategjike për NATO-n. Vendimi përfundimtar e merr komiteti ushtarak, jo sekretari i Përgjithshëm’ tha Meçollari.
Lajmi kryesor:
Baza e NATO-s në Kuçovë taktike/ Koloneli për '5 pyetje': Mund të përdoret dhe për kontrollin e hapësirës ajrore në rajon! Rusia është kërcënim i qartë
G.K//ReportTv.al