Baze: Nga 'Rama Ik', tek 'Gjiknuri ik'

19 Shtator 2019, 20:10| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 20:12

  • Share

Në të vërtet arsyeja përse Lulzim Basha nuk ulet dot në tryezën për reformën zgjedhore, ka të bëj më shumë me tryezën e partive opozitare se sa me Damian Gjiknurin. Ai është në hall cfarë tiu thotë atyre, nëse ulet në tryezë dhe jo se cfarë ti thotë Gjiknurit.

Problemni që ka Lulzim Basha është se ulja në tryezë, i jep fund dhe zyrtarisht revolucionit që ka nisur në pranverë të këtij viti dhe ai është ende i pasigurt për pasojat nëse e pranon këtë gjë.

Kjo është arsyeja parimore. Aryseja reale është se Edi Rama ja ka lënë në dorë opozitës, pra Bashës, propozimet për reformën zgjedhore dhe Lulzim Basha nuk është gati tia lërë në dorë të tekave të aleatëve të tij propoziuet për reformë zgjedhore. Ai në të vërtet, dëshiron këtë sistem elektoral që është dhe nuk ka ndonjë vrejtje për të, pasi ky sistem i siguron autoritet në parti, ngaqë është autor i listës së deputetëve. Nëse ai shkon në tryezë atij do ti duhet të përcjellë aty dëshirat e aleatëve të vet që i ka marr më qafë duke i nxjerr nga Kuvendi dhe që duan si shpërblim ti rifus përsëri në zgjedhjet e ardhëshme në listat e PD.

Pra ai është i rrethuar nga të gjitha anët.

Fillimisht nga Edi Rama që e pret në tryezë duke i lënë një karrige në krah të Rudina Hajdarit. Pastaj nga aleatët e vet që i kërkojnë të ndryshojë sistemin. Dhe në fund edhe nga Berisha që i thotë po të pash në atë tryezë gjej vend e futu.

Në këto kushte i vetmi shpëtim i Lulzim Bashës është të bëj sikur vazhdon të jetë në revolucion, dhe nuk ulet në tryezë me …Damin Gjiknurin.

Për hirë të së vërtetës, nëse do të respektojë revolucionin e dështuar qa ka nisur në pranverë, ai duhet të vazhodj betejën me Edi Ramën . Se zëvendësi i lëvizjes “Rama ik” me “Gjiknuri ik”, e bën të dështuar qysh në fillim revolucionin. Kjo i bie që Basha nuk ka më problem me Ramën, por me njerëz të tjerë brenda PS dhe po përpiqet të përzgjedh partnerët e vet brenda PS. Po të jetë kështu Rama e ka bërë me kohë këtë gjë, se i ka partneret e vetë në PD në parlament, por është treguar pak më zemërgjerë, dhe u ka lënë një vend dhë të vetpërjashtuarëve.

Për këtë arsye kjo lëvizja “Gjiknuri ik” duket qesharake në shumë aspekte. Por mbi të gjitha shumë dëshpëruese për demokratët dhe goxha vlerësuese për Damiain, i cili për pak po besonte se nuk ja varte më njeri./ tema

Komento

Komente

  • Haha: 19/09/2019 21:37

    E Forte kjo Damiani ndjehet komod Se kujtonte Se nuk ja varte njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?