Baze: Revolucioni mbaroi pa asnjë vrasje, por me një ‘vetëvrasje’!

30 Qershor 2019, 21:37| Përditesimi: 30 Qershor 2019, 21:40

  • Share

Shqipëria arriti të dalë nga një spirale e rrezikshme e rënies së institucioneve dhe përplasjes civile me zgjedhje tërësisht të qeta, që konfirmuan dhe tejkaluan votat e shumicës së vitit 2017. Revolucioni që synonte në finale destabilzimin e institucionit të zgjedhjeve, përfundoi këtu.

Edhe pse u parapri nga molotovë, gaz lotsjellës, djegie KZAZ e shkollash dhe thyrje kutish, në ditën e zgjedhjeve, gjithçka shkoi mirë, çka tregoi se kur populli del në rrugë, ata që flasin në emër të popullit struken në shtëpi.

Dita e sotme e votimit tregoi se “revolucioni” i opozitës ishte një furtunë në gotë, i dirigjuar nga rrogtarë bashkish dhe militantë politikë, të cilët heshtin kur duhet të flasin qytetarët.

“Revolucioni” përfundoi pa asnjë të vrarë, por jo pa viktima. Opozita është e vetëvrara e madhe e këtij revolucioni.

Katër udhëheqësit e “revolucionit”, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kanë asgjësuar politikisht opozitën më të madhe në vend, e cila mund të ishte një prentendente reale, nëse do merrte pjesë në zgjedhje.

Për të gjithë ata që nuk u ka dalë ende rakia e “revolucionit”, duhet t’u kujtojmë, se nesër në mëngjes, Partia Demokratike e Shqipërisë, themeluesja e pluralizmit në Shqipëri, nuk ka më asnjë deputet të saj në Parlamentin e Shqipërisë, asnjë kryetar bashkie, asnjë këshilltar të zgjedhur në këshillat bashkiakë. Ajo është sot partia më e papërfaqësuar në pushtet në Shqipëri, duke lënë pa përfaqësuar padrejtësisht, për arsye kriminale, demokratët shqiptarë.

Nuk di se në emër të kujt, këta katër vrasës të opozitës, kanë të drejtë t’i heqin pushtetin demokratëve në gjithë Shqipërinë dhe për interes të tyre t’i lënë ata të papërfaqësuar, por ata sot realisht e kanë bërë këtë krim.

Socialistët kanë siguruar mbi 700 mijë votues, aq sa ka qenë rezultati i mbështetësve të tyre në dy zgjedhjet e fundit, ndërsa Lulzim Basha dhe LSI nëse do të kishin dalë në zgjedhje mund të shtonin po aq vota.

Trupa reale e votimit në Shqipëri në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës kanë qenë 1.6 milionë shqiptarë, ose rreth 75% e zgjedhësve me banim në Shqipëri. Pjesa tjetër e listës formale, rreth 45 për qind janë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë prej vitit 1990.

Sot pak më shumë se gjysma janë paraqitur pranë kutive të votimit, duke i dhënë legjitimitet absolut të zgjedhurve, dhe duke reflektuar traumën e opozitës me mungesën e saj.

Përpjekja qesharake e disa gaztorëve të opozitës të paraqesin përqindje në votim, përqindjet bazuar tek lista formale e zgjedhësve që tejkalon dhe banorët e Shqipërisë, është një aspirinë që nuk e qetëson dot plagën e thellë që i ka hapur asaj papërgjegjësia  e liderëve të saj.

Ata janë sot jo vetëm vrasësit real të opozitës, por dhe shuarësit e shpresës për të ardhmen e saj, pasi sot më shumë se kurrë, ata do ngërthejnë fort kthetrat mbi vulat dhe zyrat e opozitës, për të mbijetuar me trupin e mbytur të saj.

Mos shpresoni se sot Lulzim Basha do ketë probleme me Berishën. Sot Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë më shumë se kurrë të dobishëm për njëri tjetrin, për të përdorur si kamardare trupin pa jetë të opozitës, me shpresë se do të mbijetojnë.

Dita e sotme e votimit, qetësia dhe qytetaria që dëshmuan shqiptarët, tregoi mes të tjerash se “kasandrat” e shtypit opozitar, ata që kanë tre muaj që numurojnë të vrarët hipotetikë, gjakun, flakët që do përpijnë institucionet, kufomat rrugëve dhe imazhet e vitit 1997, dështuan edhe si kasandra.

Ata janë sot të plagosurit e mëdhenj të “revolucionit” që shpikën dhe se bënë dot kurrë.

Por meqë ka qenë “revolucion” me pagesë, nuk është se u është bërë ndonjë dëm i madh, se për atë punë janë paguar.

Problemi i vetëm pas këtyre zgjedhjeve, është se si dhe kur, demokratët shqiptarë do të rikthehen në sistemin politik të Shqipërisë, pasi Sali Berisha dhe Lulzim Basha, i kanë lënë sot me zero përfaqësim.

Sot kur opozita s’ka më asnjë deputet, asnjë këshilltar, asnjë kryetar bashkie dhe asnjë përfaqësim në asnjë hallkë të sistemit, është si një “nuse e re e virgjër”, me një përdhunues tek koka.

Meqë do t’u duhet t’ia nisin nga e para, le t’ia nisin nga vetja. Të rithemelohen duke u shkëputur nga ata që për të mbrojtur bythën e tyre përdhunuan Partinë Demokratike. Kjo është rruga më e shpejtë për t’u kthyer. Rruga pa kthim është kjo që po tentojnë, duke nxituar ta quajnë shpartallimin si fitore dhe duke shkuar pas një të shpartalluari.

Komento

Komente

  • Cubi: 01/07/2019 09:09

    Tani te mbledhin mendjen se me sa shikojm tani cdo gje per ta ka mar rrugen e leshit sic ka edhe emrin partia e mones .Ka qysh ne vitin 2013 qe na cajn gajden.Tani qe u ben te dyja arriti puna qe te han ate te tyre dhe mos te ndjehen me.Tani te filloj fushate luli il.mona- Liri ik.

    Përgjigju
  • xreport: 30/06/2019 22:51

    me pelqen si nje titull perkthen nje artitull te tere. braco

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?