Baze: Shansi që Haradinaj ta nderojë Kosovën, është vetëm në Hagë!

23 Korrik 2019, 22:43| Përditesimi: 23 Korrik 2019, 22:46

  • Share

Ramush Haradinaj u nis drejt Hagës pa u shkarkuar nga kryeministër, duke i lënë pa tekst ata mijëra shqiptarë që i kapi entuziasmi i populizmit të komanduar nga Tirana, se ai dha dorëheqje që të mos turpëronte Kosovën.

Në fakt, kurrëfarë turpi nuk është që ai të shkojë si kryeministër edhe pa dhënë dorëheqje në Hagë. Pesha e asaj çfarë Hardinaj përfaqëson në Kosovë, nuk mund të zhbëhet nga dorëheqje formale, skema elektorale, apo populizmat teatrale, që përlotën gjithë ata që për arsyet e tyre, nuk janë të qeshur këto kohë.

Ndaj nuk ja vlen të diskutojmë nëse Haradinaj e turpëron Kosovën apo jo, tani që ai shkoi në Hagë edhe pa u shkarkuar nga kryeministër.

Përkundrazi, Haradinaj ka shanse ta nderojë Kosovën vetëm në Hagë, duke qenë kryeministër në detyrë. Nëse ai thjesht del i pastër nga ai proces, nëse nuk ngarkohet me faj për vrasje të pasluftës, apo akte të tjera që janë jashtë kuadrit të luftës, ai e nderon Kosovën.

Për çfarë ka ndohur në luftë, ai është një hero i Kosovës, nëse Gjykata nuk provon krime të tij ndaj shqiptarëve pas luftës dhe krime ndaj popullsisë civile.

Por problemi i Hardinajt, është që me dramën e tij në Hagë, tentoi të bëjë politikë elektorale .

Nuk është se s’ka të drejtë ta bëjë këtë, se në fund të fundit, ai po i del vet zot Hagës dhe historisë së tij, por ideja që ai po sakrifikonte postin dhe kërkonte menjeherë zgjedhje, ishte një mënyrë për të marrë paradhënie një konfirmim elektoral.

Ndaj tani që nuk u shkarkua nga kryeministër dhe po udhëton në Hagë, ngjan më normal se dy ditë më parë, që u përlot duke thënë “po largohem si kryeministër se më kanë thirrur në Hagë.”

Haga nuk ka lidhje me detyrën e tij si kryeministër, por me jetën e tij si luftëtar i Kosovës. Si kryeministër i bëhet gjyqi në Kosovë, jo në Hagë.

Por përpjekja për të krijuar idenë se ndaj tij ka një konspiracion ndërkombëtar, është një tezë e nxitur nga Tirana. Dy aleatët e tij Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët meqë vet kanë probleme me Perëndimin, duan një viktimë të ngjashme, dhe për këtë zgjodhën ditën kur Haradinajnë e thirrën në Hagë, për të nxitur urrejtje ndaj Perëndimit, si një univers antishqiptarë.

Dhe s’dinin ku të kapeshin, pse Ramushi po bënte heroizëm dhe jo detyrën për të shkuar para drejtësisë, dhe zbuluan që ai nuk do shkonte para gjykatësit si kryeministër i Kosovës, për të mos e “turpëruar” Kosovën.

Tani që në fakt shkoi si i tillë, është mirë të fshijnë lotët e krokodilit për të, dhe t’i urojnë fat para Gjykatës. Se siç më pat thënë një kosovar i njohur në Prishtinë në janar të vitit 2018, ndërsa debatohej për Gjykatën Speciale, “nëse Ramushin e Hashimin i dënon Gjykata Speciale se kanë vra një serb, unë shkoj e mbaj burgun për ta. A për të tjerat ta mbajnë vet/ tema

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?