Bazilika e Linit është një nga vendet historike dhe më atraktive në vend për trashëgiminë kultutore shqiptare që përcjell. Ndodhet vetëm 22 km larg qytetit të Pogradecit, buzë liqenit, por mbetet një nga më tërheqëset dhe më të frekuentuarat në Shqipëri nga turistët, duke tërhequr kureshtjen edhe për historinë antike të kësaj zone.
Duke marrë shkas nga sezoni, edhe kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh në rrjetin social facebook, të përcjellë me një kolazh fotosh.
“MIRËMËNGJES
dhe me një ditë të zakonshme korriku në Bazilikën e Linit, mes natyrës së qetë, trashëgimisë sonë të çmuar kulturore dhe pamjeve piktoreske që ofron ky fshat buzë liqenit, si një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij.
Komente
