Kultura

BBC ‘jehonë’ zbulimit arkeologjik në liqenin e Ohrit: Vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë, një komunitet jetoi atje deri në 8 mijë vjet para erës sonë (VIDEO)

25 Korrik, 09:50| Përditesimi: 25 Korrik, 15:59

  • Share

BBC i ka kushtuar vëmendje zbulimit të rëndësishëm arkeologjik në brigjet e Liqenit të Ohrit në Shqipëri, sipas të cilit konfirmohet se Lini është vendbanimi liqenor më i vjetër në Evropë. Zbulimi i bërë nga arkeologë nga Zvicra dhe Shqipëria ofron të dhëna që sugjerojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty rreth 8,000 vite para erës sonë.

Profesori Albert Hafner nga Universiteti i Bernës thotë për BBC se nga 6 hektarë kanë bërë gërmime në vetëm 600 metra katrorë, më pak se 1% të sipërfaqes.

Arkeologët po punojnë rreth tre metra nën sipërfaqen e ujit për të rikuperuar me kujdes shtyllat prej druri që dikur mbështesnin shtëpitë mbi liqen. Janë gjetur gjithashtu edhe eshtra të kafshëve, vegla prej bakri si dhe objekte qeramike të gdhendura, dëshmi të një jete të zhvilluar dhe të organizuar në lashtësi

Xh.D/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?