Biden dhe Trump

BBC: Katër të papritura të mundshme deri në nëntor 2024

5 Nëntor 2023, 16:48| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 16:55

  • Share

Fiks pas një viti ka gajsa të mëdha që të përsëritet gara Biden-Trump, por me role të përmbysura – kësaj rradhe Trump-i do të synojë t’i zërë vendin Biden-it. Deri atëherë, katër të papritura mund të ndodhin.

1.Një kandidat i fuqishëm i pavarur

Nëse nuk je republikan apo demokrat, gjasat për t'u bërë president i SHBA-së janë fare të vogla. Por kandidatët e partive të treta kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve në të kaluarën - dhe ata mund t'a bëjnë këtë përsëri më 2024.

Në vitin 1992, biznesmeni i pasur Ross Perot fitoi 19% të të gjitha votave të vlefshme, dhe vlerësohet se u kushtoi republikanëve një fitore presidenciale. Në vitin 2000, kandidati i Partisë së Gjelbër, Ralph Nader, mori 97,488 vota në Florida, duke ndihmuar kështu George Bushin, që e fitoi atë shtet me vetëm 500 vota. Dhe disa analistë mendojnë se kandidatja e Partisë së Gjelbër, Jill Stein, dëmtoi Hillary Clinton në vitin 2016.

Këto zgjedhje mund të kenë një shqetësim të ngjashëm. Një politikan i lartë amerikan që intervistova këtë javë tha se kuotat e ulëta të miratimit, si për presidentin Biden, ashtu për republikanin Trump, mund t'u hapin derën shumë lojtarëve të tretë. Një sondazh i fundit i Gallup sugjeron të njëjtën gjë.

Dy kandidatë të pavarur kanë hyrë tashmë në lojë – aktivisti progresiv Cornel Uest dhe Robert F Kennedy Jr, i cili kohët e fundit u largua nga demokratët. Përpara se të largohej nga demokratët, sondazhet sugjeruan se ky i fundit mund të fitonte mbështetjen e rreth 20% të votuesve demokratë. Tani që nuk ka përkatësi partiake, dhe duke u kërkuar votën njerzve të prirur për teori konspirative, ai mund të marrë vota nga sinori i Trump-it.

Këto zgjedhje ka gjasa të jenë të rrotë më rrotë, kështu që edhe disa vota për një kandidat të tretë mund të sjellin një ndryshim të madh.

2.Po sikur njëri prej tyre të vdesë para ditës së zgjedhjeve?

Nga Nomia Iqbal

Refren i dëgjuar shpesh: Presidenti Bajden dhe ish presidenti Trump janë të vjetër në moshë. Në Ditën e Inaugurimit më 2025, Biden do të jetë 82 vjeç, Trump do të jetë 78 vjeç. Nuk ka shenja për të menduar se ndonjëri prej tyre është në gjendje të keqe shëndetësore, por po sikur t'u ndodhte diçka në prag të zgjedhjeve?

Përgjigja varet se nga kur kur mund të ndodhë

Nëse sëmuren rëndë ose vdesin nga tani deri në fund të dhjetorit, ka shumë kandidatë nga të dyja partiqë, që janë të gatshëm të konkurrojnë për nominimin. Por kjo bëhet më e ndërlikuar, pasi të fillojnë në janar garat primare të kandidimit.

Nëse më e keqja ndodh në mes të tetorit 2024, emri i tyre do të ishte ende në votimin kombëtar. Sipas kushtetutës, ju mund të garoni edhe ndërsa jeni duke vdekur, pavarësisht se nuk mund të betoheni.

Ka ndodhur më parë: Në vitin 2000, Mel Carnahan kandidonte për senatin amerikan kur u vra në një aksident ajror në rrugën e tij për në një ngjarje fushate. Ai u zgjodh pas vdekjes, dhe e veja e tij, Jean, i zuri vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të posaçme në vitin 2002.

Nëse kandidati fitues vdes pas ditës së zgjedhjeve, por para betimit, atëherë Z.vPresidenti do të betohej në vend të tij. Ai pastaj do të duhet të propozojnë një Z.vPresident tjetër për të zëvendësuar veten, dhe më pas duhet të duhet të miratohet nga Kongresi.

Është shumë e ndërlikuar, kështu që le të shpresojmë që të gjithë kandidatët të kenë shëndet të plotë!

3.Po sikur të përshkallëzohet një luftë e huaj?

Nga Barbara Plett Usher

Presidenti Biden po kandidon për rizgjedhje në mes të krizavet ndërkombëtare: pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe ofensiva e Izraelit kundër Hamasit. Pa përmendur presionin ushtarak në rritje të vazhdueshme të Kinës mbi hapësirën ajrore të Tajvanit si një sfond i rrezikshëm.

Ekipi i tij është përpjekur të bëjë kilometrazh politik nga kjo situatë, duke e portretizuar atë si një komandant të besueshëm në krye dhe ai merr nota relativisht të mira në sondazhe për trajtimin e dy luftrave të nxehta. Por tashmë ka prirje shqetësuese për fushatën e presidentit: rënie e kuotave të tij në segmentin e votuesve të rinj demokratë, të cilët janë të zemëruar nga mbështetja e fortë e Bajdenit ndaj Izraelit teksa viktimat palestineze shtohen.

Dhe nëse ndonjë nga këto luftëra përhapet përtej kufijve aktualë – nëse Rusia sulmon një vend anëtar të Natos, nëse grupet e armatosura aleate me Iranin bashkohen me luftën e Hamasit kundër Izraelit – kjo do t’i trazonte llogaritë elektorale në vitin zgjedhor 2024.

A do të përfshihej SH.B.A.-ja në këto konflikte, që deri tani po mundohet t’i parandalojë të përhapen? A do t’i dëmtonte kaosi ndërkombëtar shanset e rivalit të tij të mundshëm, Donald Trump? Apo, në të kundërtën, do të rritej përkrahja për Trump tek votuesit që janë kundër financimit të luftrave të huaja? Shumë faktorë janë jashtë kontrollit të tyre, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Nuk është një pozicion i mirë për ndonjë kandidat presidencial për të qenë në.

Po sikur Donald Trump të shkojë në burg?

Nga Gary O'Donoghue

Ish-presidenti përballet me 91 akuza penale në katër gjyqe të veçanta, që ka gjasa të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Dënimet maksimale të mundshme shkojnë në qindra vjet pas hekurave, por pak ekspertë ligjorë mendojnë se kjo ka të ngjarë të ndodhë, edhe nëse shpallet fajtor.

Avokatët e Trump-it janë përpjekur pa shumë sukses për të vonuar gjyqet deri pas zgjedhjeve. Ata e dinë se fitimi i zgjedhjeve ndoshta do të thotë një vonesë prej katër vjetësh, sepse shumica e opinionit ligjor përjashton ndjekjen penale të një presidenti në detyrë përveçse me fajësim nga Kongresi.

Nëse shkon në burg para zgjedhjeve, nuk është e thënë se nuk mund t’i fitojë zgjedhjet.

Të qenit i dënuar penalisht nuk e pengon atë të kandidojë në zgjedhje presidenciale - 100 vjet më parë, një kandidat mblodhi gati një milion vota nga pas hekurave. Kjo do të pengonte qartë çdo fushatë, por sondazhet sugjerojnë se shumë votues republikanë nuk do të tuteshin.

Nëse do të zgjidhej nga burgu, ai mund të ishte në gjendje ta falte veten nga ndonjë dënim të nivelit federal, por nëse burgoset në një nga dy çështjet penale në nivel shtetëror, ai nuk do të kishte fuqi të bënte të njëjtën gjë. Kjo ngre mundësinë e çuditshme për të qenë president nga burgu…

Këtu jemi në një territor vërtet të pashembullt, që edhe mendjet më shquara juridike po i bën të mendohen thellë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?