‘BBV’ i dhuroi shtëpinë që ëndërronte, Arjola Demiri tregon arsyen përse u rikthye prap në lojë

10 Shkurt 2022, 01:07| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 01:09

  • Share

Aktorja Arjola Demiri u surprizua nga “Big Brother VIP” mbrëmjen e spektaklit të një jave më parë, ku i dhuruan një shtëpi për të dhe fëmijët e saj.

Po atë natë, Arjola ishte në nominim, ku u eliminua por fati deshi që ajo të rikthehej sërisht me ‘biletën e kthimit’ për të vazhduar lojën. Gjatë një bisede me Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn në oborr, aktorja është shprehur se ‘është kthyer vetëm se kishte fat jo për të luftuar për finalen’. Ajo ka treguar se dëshira e saj ishte të fitonte çmimin e madh por mbas surprizës së madhe që i bëri “Vëllai i madh”, Arjola është shprehur se e  ka fituar “Big Brother”-in e saj.

“Jam kthyer vetëm sepse kisha fat, jo për të luftuar për finalen. Sepse unë kur jam nisur dëshira ime ishte që të fitoj “Big Brother VIP” për të blerë një shtëpi.”,- tha ajo.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?