Ekonomi

BE 30 mld euro investime për infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor: Vendet e rajonit të lidhen mes tyre! (A do financohet edhe hekurudha Durrës-Prishtinë?)

1 Dhjetor 2021, 18:30| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 18:34

  • Share

Bashkimi Europian synon të financojë 300 miliardë euro në projektet globale ku përfshihet Ballkani Perëndimor dhe partnerët e saj në botë. Qëllimi i këtyre investime është që BE të forcojë edhe më shumë rolin e saj në botë, ndërsa investimet do të jenë në infrastrukturë, shëndetësi, energji, dixhitalizimi, arsim, mjedis e shumë fusha të tjera.

Komisioni Evropian prezantoi projektin "Global Gateway" ku synon të mobilizojë deri në € 300 miliardë në investime midis 2021 dhe 2027 në formë kredish dhe grantesh. Pjesë këtij projekti është edhe rajoni i Ballkanit ku i janë akordua 30 miliardë euro për investime infrastrukturore që do të shërbejnë për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave jo vetëm për lidhjen e vendeve të rajonit mes tyre por edhe me BE-në.

" Lidhja globale për BE-në fillon me fqinjësinë e saj. Planet Ekonomike dhe Investuese që kemi nisur së fundmi për Ballkanin Perëndimor, Fqinjësinë Lindore dhe Jugore janë ndërtuar të gjitha rreth lidhjes. Lidhje me Evropën, lidhje brenda këtyre rajoneve. Të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, këto plane do të fillojnë të ofrojnë Strategjinë Globale Gateëay në rajonet tona fqinje ende brenda mandatit të këtij Komisioni”, tha komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Komisioneri i Zgjerimit solli si shembuj “Korridorin Blu”, një projekt që nis nga Kroacia në veri, vazhdon në Bosnje, Mal të Zi, Shqipëri dhe përfundon në Greqi. Vetëm pak ditë më parë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Elbasan, u firmos për nisjen një studimi fizibiliet të hekurudhës Durrës-Prishtinë, por nuk dihen nëse ky projekt do të marrë mbështetjen e këtyre financimeve. BE vlerëson se këto investime janë të domosdoshme që vendet e Ballkanit Perëndimor për të mbajtur larg influencën nga Rusia e Kina.

Edhe  presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se plani i investimeve globale "Global Gateëay" do të investojë në stabilitetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe do të demonstrojë sesi vlerat demokratike ofrojnë siguri dhe drejtësi për investitorët.

Në 7 vitet e ardhshme BE do të investoje 300 miliardë euro, prej të cilave vetëm 18 miliardë euro do të jenë në formën e granteve dhe pjesa tjetër në formën e kredive të buta.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?