Parandalimi i tumorit për ta mposhtur atë. Në prag të ditës botërore kundër kancerit, Komisioni Evropian shpall një plan për të luftuar kancerin i cili do të ketë një financim prej 4 miliardë euro nga viti 2021 deri në 2030.
Fondet do të alokohen për kërkime, parandalimi, trajtim dhe rehabilitim. Sipas vlerësimeve mjekësore, 40% e kancerit mund të parandalohet. Për këtë arsye, propozimet e reja legjislative synojnë të ndryshojnë ose eliminojnë zakone të tilla si pirja e duhanit.
Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas u shpreh se ata synojnë të krijojnë një brez evropianësh pa varësi nga duhani .
‘’Ne kemi ambicien të ulim përqindjen e duhanpirësve në Evropë nga 25% në 5% deri në 2040".
Në vitin 2020, 2.7 milion njerëz në Bashkimin Evropian u diagnostikuan me kancer, ndërsa numri i vdekjeve ishte 1.3 milion. Ndikimi ekonomik është rreth 100 miliardë euro në vit.
Vlerësohet se deri në vitin 2035, njerëzit e prekur nga kanceri mund të rriten me 25%, duke e bërë atë shkakun kryesor të vdekjeve në BE.
Sipas Sara Cerdas, eurodeputete portugeze e qendrës së majtë dhe nënkryetare e komitetit parlamentar për luftën kundër kancerit; në 50% të rasteve, nuk janë ende të njohur faktorët rrezikues që ndikojnë në formimin e sëmundjeve tumorale .Ajo tha se ekziston një nevojë për të investuar më shumë në kërkime, por edhe në studime afatgjata epidemiologjike me qëllim identifikimine e faktorëve e rrezikut .