50 milionë euro ka akorduar Bashkimi Europian për Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit. Nga këto 4 milionë do të jepen për pajisje mjekësore dhe mbështetje të shëndetësisë, 11 milionë për mbrojtje sociale dhe 35 milionë euro do të jepen për rimëkëmbjen e ekonomisë pas ndikimit negativ që ka shkaktuar covid 19. Mbështetja e BE për Shqipërinë u dha nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca i cili tha se BE do i gjendet gjithmonë pranë Shqipërisë në rast nevoje.
'I lumtur të njoftojë se sot BE vjen në ndihmë konkrete për Shqipërinë për të luftuar covid 19.
- 4 milionë € për pajisje mjekësore dhe mbështetje shëndetësore
-11 milionë € për mbrojtje sociale
-35 milionë € për rikuperim ekonomik.
BE-ja është gjithmonë e gjindshme me kohën e nevojës! Jemi gjithmonë me Shqipërinë', shkruan Soreca në twitter.
Lajmi kryesor:
Lufta ndaj koronavirusit/ BE jep 50 milionë euro për Shqipërinë për pajisje mjekësore dhe rimëkëmbje ekonomike
//ReportTv.al