Luigi Soreca

Kronikë

BE 5.7 mln euro ndihmë Shqipërisë për regjistrimin e pronës, Soreca: Do të përmirësojë sigurinë ligjore! Reformë vendimtare për integrimin e vendit! Yuri Kim: E domosdoshme

14 Shtator 2021, 19:34| Përditesimi: 14 Shtator 2021, 21:21

  • Share

BE do të ndihmojë me 5.7 mln euro Shqipërinë, për regjistrimin dixhital të pronave. Me një postim në Twitter, Ambasadori i BE, Luigi Soreca shkruan se Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës dhe programi i iniciuar prej tyre, "BE for Property Rights" do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja.

Sipas Sorecës, regjistrimi i pronave është një reformë vendimtare për integrimin e Shqipërisë.

"Falë ndihmës nga BE , Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi "BE for Property Rights" do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë", shkruan Soreca.

5.7 milion € do do të investohen për përmirësimin e cilësisë së të dhënave.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbështetur këtë nismë të BE, teksa thotë se zgjidhja e të drejtave të pronësisë në vendin tonë është e domosdoshme.

Ora 21:16
BE 5.7 mln euro për regjistrimin dixhital të pronave, reagon Yuri Kim: Zgjidhja e të drejtave të pronësisë, do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh

1581322725_youri.jpg

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas ndihmës prej 5.7 mln euro të BE për regjistrimin dixhital të pronave në Shqipëri. Me një postim në Twitter, Kim mbështet nismën e BE, teksa thotë se zgjidhja e drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish.

"Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme", shkruan Yuri Kim.

Komento

Komente

  • Iris: 15/09/2021 00:21

    Zoterinj ambasadore,stergjyshi dhe gjyshi im blene nja dy toka me florinj,Ata vertet i blene me florinj,por nuk ishin as bejlere,as kulake,nuk ishin latifondiste si Toptanet,Ypet,Verlacet,Gjon Markajt,Vrionet etj qe grumbulluan toka fale sherbimeve qe u bene pushtuesve,ose kur ua merrnin fshatareve te varfer per arsye te ndryshme.Paraardhesit e mi,emigruan jashte si shume shqiptare te tjere ,sakrifikuan dhe punuan me vite te tera,larg familjes dhe kursyen para, dhe me to te konvertuara ne flori arriten te blinin toke.Tani vjen nje ish-kooperativist,ish-bujk i thjeshte qe s'ka patur kurre toke,as ai,as paraardhesit e tij,dhe shteti i premton token, qe te afermit e mi sakrifikuan qe t'a blinin,nen moton:/toka i takon atij qe e punon/.A eshte e drejte kjo? A eshte e drejte qe t'a regjistroje si te tijen? Jam e sigurt qe kur ka punuar ne bujqesi i jane bere duart plage duke punuar token me mjete mesjetare.Por dhe gjyshi im nuk ka punuar me pak ne emigrim.Ne fund te turnit,kur kthehej nga puna ne shtepi, tregonte qe kur hiqte corapet i dilte lekura nga blisterat e krijuara ne kembe nga qendrimi per nje kohe te gjate ne kembe,ose tregonte si i shkonte djersa ne zverk nga ngarkesa ne pune.Keto djerse e keto blistera u shperblyen me dollare e napolona flori qe blene token.Jam e sigurt qe ish-kooperativisti meriton toke.Por ne fillim duhet te ndanin tokat e fermave e kooperativave qe s'i kishte askush,po keshtu dhe tokat qe u hapen te reja,jo tokat e ish-pronareve.Po te shkohet me kete logjike.i bie qe nena ime te behej bashkpronare ne spital thjesht pse ka punuar aty,babai im qe ka qene gjeolog dhe urinonte gjak sa here shkonte ne nentoke,ne galerite e minierave,tani i takonte te ishte bashke me shume kolege te tjere aksioner,ose bashkpronar ne miniera,thjesht pse ka punuar aty,jo te ishte Saimir Mane & Co.Shteti me pare duhet te ktheje tokat te pronaret,pastaj kush te doje t'a mbaje,kush te doje t'a shese o tjetersoje,por jo te sillet sikur prona s'ka pasur,ose s'ka zot!!!

    Përgjigju
  • Ela: 14/09/2021 19:21

    Pronat ishin ne rregjistra te rregullt. Keta ne 30 vjet vetem lemsh vazhdojne te bejne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?