TIRANË-Ministri për Shtetin dhe Marrëdhenie me Parlamentin Taulant Balla ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve dy marrëveshje të rëndësishme lidhur me Shqipërinë në raportin ndërkombëtar. Balla e nisi prezantimin e tij duke njoftuar se Shqipëria ka gati projekt-ligjin për ratifikimin e 'Marrëveshjes me Dukatin e Luksenbugrut mbi mbrojtjen e ndërsjellte të informacionit të klasifikuar'. Kjo lloj marrëveshje ka rëndësi të veçantë sipas ministrit të Shtetit se mbron informacion e klasifikuar dhe krijon sistem kufizues për çdo kërcënim kibernetik që ndërlidhet dhe me krimin e organizuar dhe terrorizmin.
"Kam nderin sot në emër të Këshillit të Ministrave të prezantoj projekt-ligjin e marrëveshjes të ratfikimit të Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të madh te Luxenburgut mbi mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar. Gjithashtu kjo marrëveshje ka për objekt të mbrojë dhe të klasifikoj palët, i shkëmbyer në kuadër të bashkëpunimit në forma të ndryshme. Së pari të mbrohet, në përputhje me standarde të sigurisë dhe natyrshëm të zbatohen sigurimet e kësaj marrëveshjeje. Rëndësia e veçantë në këtë marrëeveshje është se na hap rrugë në bashkëpunime të veçanta kundër terrorizmit dhe në përballje me sulmet kibernetike."- është shprehur Balla. Ndër të tjera Balla ka njoftuar se përveç marrëveshjes me Dukatin e Luxenburgu-t është drejt finalizmit dhe marrëveshje e sigurisë me Izraelin, një ndër vendet që konsiderohet se ka një numër të lartë investimesh në fushën e sigurisë dhe inteligjencës.
Ndër të tjera Balla ka njoftuar se përveç marrëveshjes me Dukatin e Luxenburgu-t është drejt finalizmit dhe marrëveshje e sigurisë me Izraelin, një ndër vendet që konsiderohet se ka një numër të lartë investimesh në fushën e sigurisë dhe inteligjencës.
"Dua të ndaj një lajm të mirë me ju se jemi drejt finalizimit të marrëveshjes së sigurisë dhe me Izraelin."- përfundoi Balla në lidhje me këtë marrëveshje.
Nga ana tjetër marrëveshja që mori më tepër rëndësi gjatë prezantimit, ishte “Marrëveshja e Facilitetit me Këshillin e Europian për Reformat në rritje”. Kjo marrëveshje sipas Ballës ka një rëndësi të veçantë në kuadër të procesit të anëtarësimit dhe do të jetë e monitoruar nga instancat e BE-së. Nga ana tjetër në këtë marrëveshje bëhet e ditur se për Shqiërinë, BE do të vendos në dispozicion 922 milionë euro të cilat do të vinë në formë granti dhe huaje.
"Financimi që është dhe informacioni I domosdoshëm për Kuvendin e Shqipërisë. Financimi do të jetë në vlerën 922 milionë euro, e cila do të jetë si grant dhe si hua. Në mënyrë specifike rreth 264 milionë euro do të ofrohen si grant dhe do të kanalizohen përmes kuadrit të investimeve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër e fondeve, do të distribuhohet në formë huaje. Në 220 milionë euro për reformat dhe 228 milionë euro përmes Ballkanit Perëndimor."- tha Balla.
Komente
