Toni Gogu

BE akordon 1 miliardë për Shqipërinë, Toni Gogu: Fondet do të kushtëzohen nga reformat

12 Mars, 12:55| Përditesimi: 12 Mars, 13:06

  • Share

Rreth 1 miliard euro do të përfitojë Shqipëria në kuadër të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të mbështetur nga Bashkimi Europian. Në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Zëvendëskryetari i Keshillit, Toni Gogu u shpreh se plani i Rritjes do të jetë dinamo e Integrimit Rajonal dhe Europian.

"Plani i rritjes është një dinamo që fuqizon integrimin rajonal dhe atë europian. Si i tillë, ka vend për t’a preçizuar më mirë dhe për t’ia rritur fuqinë në vazhdimësi.

Për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është bërë një përllogaritje e përafërt të përfitimit (ku për Shqipërinë parashikohet të jetë 984 milion Euro në total, ~1BLN€).

Këto fonde janë të vëna në dispozicion të Shqipërisë. Nuk konkurojmë me asnjë vend nga rajoni për to.

Shqipëria konsiderohet si vendi lider në rajon që nuk do të ketë asnjë problem me disbursimin, dhe pritet që përthithja të jetë në nivelin maksimal."- u shpreh gjate fjalës së tij zoti Gogu.

Teksa shpjegoi ndarjen e këtij fondi, Gogu qartësoi se çdo 6 muaj do të matet progresi për secilin tregues dhe do ti paraqitet Bashkimit Europian, përpara disbursimit të fondeve përkatëse.

"Gjysma e Fondit parashikohet të mbështesë drejtëpërdrejtë Buxhetin e Shtetit dhe gjysma tjetër e tij të kalojë për investime përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor/WBIF.

Fondet do të kushtëzohen nga reformat, dhe shoqërohen me tregues përkatës për disbursimin e kësteve, ku çdo 6 muaj do të matet progresi për secilën pikë nga Komisioni Europian dhe do të autorizohet disbursimi.

Pjesa e 50% që do të kalojë për investime përmes WBIF, pritet të gjenerojë bashkëfinancim me bankat zhvillimore (Banka Europiane e Investimeve/BEI, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim/BERZH etj.) rreth 1 deri ne 2bln euro.

Pra injektimi total qe pritet per Shqiperine ne (2024 pas miratimit) 2025-2027 është midis 1 bln (500+500) deri ne 2.5 bln Euro investime dhe mbështetje e drejtëpërdrejtë ne buxhet." -tha Gogu gjatë takimit.

Deri në Maj-Qershor, Shqipëria pritet të miratojë 2 marrëveshje financiare me BE (për grant dhe për kredinë), që i hap menjëherë rrugën disbursimit të këstit të parë prej 7% që do jetë parapagim.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?