Bashkimi Evropian është shprehur “i zhgënjyer” nga mungesa e vazhdueshme e koordinimit e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe ata të sigurisë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se aksioni i 30 gushtit, i ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për mbylljen e pesë komunave paralele serbe në veri të Kosovës, “vë në rrezik situatën e brishtë të sigurisë në terren”.
Sipas tij, ky aksion “mund të çojë në përshkallëzim të mëtejmë të situatës veçse të paqëndrueshme”.
“BE-ja dëshiron të përsërisë se Kosova është e përkushtuar për ulje të tensioneve. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren. Fatkeqësisht, thirrjet tona janë shpërfillur nga Qeveria e Kosovës”, tha Stano.
Sipas Stanos, mbështetja e Serbisë ndaj institucioneve paralele në veriun e Kosovës, parashihet “të adresohet dhe zgjidhet në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja”.
“Ne presim që Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjet e hapura mes tyre në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja”, tha Stano.
Lajmi kryesor:
Mbyllja e 5 komunave paralele serbe në veri, O’Brien: Kosova nuk u konsultua me SHBA, të shqetësuar nga veprimet provokuese të qeverisë Kurti
S.B//ReportTv.al