Në përpjekjet për të vënë nën kontroll pandeminë dhe përhapjen e rasteve të reja, Bashkimi Evropian ka fuqizuar rregullat për udhëtarët nga vendet që nuk janë anëtare të bllokut.
Në bazë të rregullave të vendosur të rëna dakord nga Ambasadorët e BE, u lejohet hyrja vetëm banorëve nga vendet që kanë pak raste të të infektuarve me koronavirus dhe të atyre që nuk kanë pothuajse asnjë rast me variantet e reja më ngjitëse të sëmundjes.
Ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord për masën e re për udhëtimet nga vendet jo anëtare të BE përfshirë Britaninë.
Në rekomandimin për udhëtimet, BE inkurajon vendet anëtare të vendosin kritere të rrepta të udhëtimeve. Sipas këtyre rekomandimeve, një vizitor mund të hyjë në BE, nëse vjen nga një vend që ka jo më shumë se 25 raste të të infektuarve për 100.000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit.
Me gjithë rekomandimin, vendet anëtare të BE-së e kanë fjalën e fundit për politikat e tyre kufitare. Disa prej tyre si Gjermania, kanë vendosur kufizime më të ashpra, ndërsa Belgjika ka ndaluar udhëtimet jo-thelbësore brenda ose jashtë vendit deri në muajin mars. Ndërkohë që janë vetëm shtatë vende - Australia, Kina, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajlanda, të cilat mund ta vizitojnë BE-në pa kufizime megjithëse përfshirja e Kinës varet nëse Kina lejon vizitorët e BE.