Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin gjatë rubrikës "Sy m'sy", iu përgjigj një komentuesi lidhur me anëtarësimin në BE.
Kreu i qeverisë tha se duhet të shfrytëzojmë derën që është hapur, ndërsa shtoi se Unioni nuk thotë se Shqipëria po plotëson kushtet 'për sytë e bukur të mitë apo të tutë, apo për atletet e mia, apo për këpucët e tua me taka'.
"Dhe po të ishte utopi nuk do ndodhte kjo. Se BE-ja ka dëshirë të zgjerohet, po. BE-ja do donte ti merrte 6 vendet plus dhe ato të tjerat që janë jo në Ballkanin Perëndimor brenda tani, Po nëse thotë Shqipëria dhe Mali i Zi do të thotë që Shqipëria dhe Mali i Zi janë pranë realizimit të kushteve që ka BE-ja dhe kushtet BE-së nuk janë për sytë e bukur të mitë apo të tutë Kalioti, apo për atletet e mia, apo për këpucët e tua me taka. Kushtet e BE-së janë kushte të cilat lidhen me standarde dhe monitorimi i standardeve nga ana e BE-së nuk negociohet për asnjë arsye në botë.
Kështu që të thuash që ne nuk humbasim gjë nga futja në Europë do të thotë mos kuptosh fare se ç'do të thotë futja në Europë. Po të them unë se çfarë humbasim ne. Ne humbasim mbi 1 miliardë euro në vit, nga të cilat 90% janë grant, pra para dhuratë ose para e ndarë pa interes financiar në formën e grantit brenda për brenda familjes europiane dhe 10% kredi, ndërkohë që në gjithë këto vite çfarë kemi marrë nga BE-ja ka qenë diçka më shumë se 1 miliard 90% ka qenë kredi dhe 10% grant, po ta jap me një shifër shumë brutale, që të kuptosh se çfarë humbasim ne.", u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Ironizoi Lapajn e Berishën/ Rama: Organizuan sulm me komente ndaj meje! Debat publik? Me cilën opozitë? (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al