ilustruese

Bota

BE dështon të miratojë sanksione të reja për Rusinë/Von Der Leyen: hapim grupkapitullin e parë të negociatave me Ukrainën

27 Qershor, 10:06| Përditesimi: 27 Qershor, 10:29

  • Share

Presidentja e Komisionit Europian, e cilëson rrugëtimin ukrainas si të suksesshëm, sidomos në rrethanat ku ajo ndodhet nën agresionin rus. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Europian të Enjten, Von Der Leyen tha se nën sulm, Ukraina ia ka dalë të miratojë reformë pas reforme. Sa është parë deri tani nga Kievi zyrtar, sipas shefes së Komisionit Evropian meriton të marrë mbrapsht atë që duhet, dhe hapi i rradhës nga BE sipas saj, duhet të jetë hapja e negociatave për grupkapitullin e parë me Ukrainën. 

"Nën sulme të pamëshirshme, Ukraina po kalon reforma pas reforme. Kjo është arsyeja pse Komisioni mbron hapjen e grupit të parë të negociatave. Ukraina ka dhënë rezultate, tani edhe ne duhet ta bëjmë këtë sepse procesi i pranimit bazohet në meritë dhe Ukraina meriton të ecë përpara", tha Von Der Leyen në një deklaratë të vonë të enjten.

Under relentless fire, Ukraine is passing reform after reform.

This is ëhy the Commission defends the opening of the first cluster of negotiation.

Ukraine has delivered – noë ëe must too.

Because the accession process is based on merit.

And Ukraine merits moving forëard. pic.twitter.com/t58dBHtwP5

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 26, 2025

 

Megjithatë Europa tregoi sërish në mbledhjen e Këshillit Europian shenja të mungesës së Unitetit. Liderët evropianë nuk arritën të bien dakord për paketën e 18-të, të sanksioneve në takimin e Këshillit Evropian të mbrëmshëm në Bruksel, me Hungarinë dhe Sllovakinë që mbajtën qëndrim të vendosur në kundërshtimin e tyre ndaj masave të propozuara. Hungaria dhe Sllovakia mbajtën qëndrim të vendosur kundër masave të propozuara që do të shënjestronin bankat dhe naftën ruse.

A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?