Oliver Varhelyi dhe heiko Maas

BE dhe Gjermania në një zë për Shqipërinë: Të nisin sa më shpejt bisedimet për integrimin e saj

22 Mars 2021, 16:09| Përditesimi: 22 Mars 2021, 16:13

  • Share

Komisioneri për zgjerim i BE, Oliver Varhelyi dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas janë shprehur njëzëri për fillimin sa më të shpejtë të bisedimeve për pranimin e Shqipërisë në BE. Ata kanë diskutuar ditën e sotme për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor , ndërsa u shprehën se bisedimet e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut të nisin sa më shpejt. Ata kanë shprehur mbështetjen  e tyre për rajonin e Ballkanit perëndimor në luftën kundër COVID-19.

"Diskutim i mirë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas ndamë sot pikëpamje të shkëmbyera mbi  Ballkanin Perëndimor dhe nevoja për të ecur përpara procesi i zgjerimit të BE-së, përfshirë duke filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetja jonë për rajonin në luftën kundër  COVID-19 vazhdon', shkruan Varhelyi në Tëitter

Komento

Komente

  • Europiani: 22/03/2021 17:50

    Nje lajm I jashtezakonshem!!!! Pertej arsyeve te ketij vendimi te vonuar dhe arsyeve perse behet tani eshte per tu pershendetur ky hap Gjermanise si promotorre e perspektives dhe politikave te BE-se

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?