Antonio Costa, XI Jinping dhe Ursula von der Leyen

Bota

BE dhe Kina samit të tensionuar për temat delikate! Von der Leyen: Të ndërtojmë marrëdhënie më të forta! Xi Jinping: Sfidat aktuale të Europës nuk vijnë nga ne

24 Korrik, 15:34| Përditesimi: 24 Korrik, 15:42

  • Share

Në një takim përballë Presidentit kinez Xi Jinping në Sallën e Madhe të Popullit së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, Presidentja e Komisionit Evrpian Ursula von der Leyen, quajti "thelbësore" ribalancimin e "marrëdhënieve dypalëshe KInë-BE", të cilat ajo i sheh si ndër "më të rëndësishmet në botë" dhe të cilat kanë arritur në një "pikë kthese".

Në vizitën e saj të tretë si presidente e Komisionit Evropian në Kinë, Von Der Leyen përmendi temën thelbësore të ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit për të cilët shprehu angazhimin për të punuar së bashku për marrëveshjen e Parisit dhe COP30. Von Der Leyen kërkoi ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në një nivel tjetër.

Presidenti Xi Jinping, tha se udhëheqësit e të dy palëve duhet të tregojnë largpamësinë dhe përgjegjësinë e tyre dhe të forcojnë besimin e ndërsjellë, ndërsa distancoi Kinën nga problemet evropiane.

Xi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, shtoi se shpresonte që "BE-ja të mbajë tregjet e ti të hapura për tregti dhe investime dhe të përmbahet nga përdorimi i "instrumenteve kufizuese ekonomike dhe tregtare.   Presidenti I Këshillit Evropian, Antonio Costa, i kërkoi Kinës të "përdorë ndikimin e saj" mbi Rusinë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të përparuar në ccështjet tregtare tha Costa ndërsa në takim u evidentua se shkëmbimet tregtare BE-KINE arrijnë shifrën 2 mld euro në ditë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?