Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino

'BE dhe SHBA u mbyllën dyert', presidenti i FIFA-s: Vetëm Shqipëria na priti, shpëtuam 160 vajza emigrante (VIDEO)

21 Nëntor 2022, 14:28| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 14:39

  • Share

Në konferencën zyrtare të Botërorit presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka folur edhe për Shqipërinë, që në rastin në fjalë kishte shprehur zemërgjërësinë duke pritur 160 emigrante nga Afganistani.

Italo-zvicerani u pyet për kontestimet e shumta ndaj Katarit si vendi organizator i Botërorit dhe ai tregoi se bashkë me vendin arab FIFA kishte nxjerrë nga Afganistani 160 vajza të cilat luanin futboll. Mirëpo shumë vende europiane dhe jo vetëm, edhe pse kishin premtuar për ti mirëpritur, më pas nuk e kishin mbajtur fjalën. Në këtë rast ajo që kishte hapur dyert ishte Shqipëria.

“Falë ndihmës së Katarit ne ishim në gjendje të shpëtonim më shumë se 160 vajza dhe gra. Pjesa më e madhe nga Afganistani në Katar. Ne e bëmë këtë, pasi na u premtua nga shumë vende në botën perëndimore përpara se t’i nxirrnim ato se ata, natyrisht që do t’i mikprisnin ato. 160 dhe jo 1600 apo 16.000.

Unë besoj se neve na u premtua kjo sepse ata besonin se ne nuk do të ishim në gjendje t’i nxirrnim jashtë vendit. Por sapo i nxorëm jashtë vendit falë ndihmës së Katarit, ne i sollëm në Doha dhe ata qëndruan në një nga komplekset që u ndërtuan për Kupën e Botës. Të gjitha vendet europiane dhe shtetet amerikane, shtetet e Amerikës së Veriut mbyllën dyert.

‘Ah më falni, nuk mundemi’, thonin. I vetmi vend që tha, mirë sillini këtu, se ne e dimë çfarë do të thotë të vuash dhe të ikësh nga vendi yt, ishte Shqipëria dhe miku im Edi Rama tha:

‘Janë të mirëpritur këtu, në Shqipëri. Ku mund të ndërtojnë një të ardhme’. Kështu Shqipëria hapi dyert, nga të gjitha vendet, Shqipëria u hapi dyert refugjatëve afganë që duhej të iknin sepse ata luanin futboll në Afganistan,”- ishin fjalët e Infantinos.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 21/11/2022 15:08

    Per boten kena ba por per vete ton jena te funite.

    Përgjigju
  • Toni: 21/11/2022 15:03

    O zot cna ka gjetur me kete liderin suprem, global, galaktik e universal qe kemi. Shqiptaret i kane hipur gomoneve perseri si ne vitet 90, e ky piktori i deshtuar po na bie afganet. Zoti na ruajt nga te cmendurit qe kemi ne qeveri.

    Përgjigju
    • Dakord: 21/11/2022 15:52

      Opozita e ka fajin qe merakoset per shpopullimin dhe kryeministri po e popullon hahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?