BE diskuton paketën e re të emigracionit, kërkohen ndryshime të rregullave në kufi

23 Shtator 2020, 13:44| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 16:29

  • Share

Djegia e kampit të Morias në Greqi  ditë më parë, e cila la 13000 të pastrehë, solli edhe njëherë në qendër të vëmendjes gjendjen e emigrantëve në BE dhe nevojat për krijimin e një politike të përbashkët.

Komisioni Europian është mbledhur sot për të diskutuar marrëveshjen e re për emigrimin, pas ankesave nga shumë shtete për mungesë barazie nga vendet e BE-së në përgjigjen që u duhet dhënë emigrantëve.

Marrëveshja e re e paraqitur sot synon të shtojë kontributet e vendeve anëtare dhe të krijojë një plan të ri studimi për situatën në kufijtë mesdhetarë. 

Në fjalën e saj Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se marrëveshja e vjetër e emigrimit nuk funksionon më dhe BE ka nevojë për një marrëveshje  më të ekuilibruar, duke ruajtur njëkohësisht edhe vlerat e botës së globalizuar.

Sipas presidentes së Komisionit Europian, kjo situatë duhet të menaxhohet si një bashkim dhe barra duhet të mbahet nga të gjithë.

“Paketa reflekton ekuilibrat midis përgjegjësisë dhe solidaritet. Përfitimet i ndajmë bashkërisht, edhe barrat i ndajmë bashkërisht. Kjo paketë ka një qasje pragmatike dhe realiste. E dimë që duhet të krijojmë besim mes vendeve anëtare dhe qytetarëve të tyre, në mënyrë që ta menaxhojmë këtë si një union. Paketa përfaqëson kompleksitetin e çështjes dhe punon njëkohësisht mbi menaxhimin e kufijve, verifikimin e azilkërkuesve, integrimin e tyre, kthimet si dhe marrëdhëniet me palë të tjera jashtë bllokut’. tha von der Leyen.

Situata e Morias, kampit grek ku janë parë gra e fëmijë të flenë në kushte të vështira, i bën këto ndryshime edhe më të domosdoshme.

Ursula von der Leyen thotë se BE ka ngritur një task-forcë për të diskutuar një plan pilot me autoritetet greke për të përmirësuar situatën në Lesbos.

Eurokomisionerët nga ana tjetër kanë bërë thirrje që Bashkimi Europian të ndryshojë politikat hyrëse dhe kthyese në vendet e origjinës, pasi sipas tyre tanimë është bërë e vështirë përcaktimi i personit i cili me të vërterë ka nevojë për azil. 

Në raportin e saj vjetor, Agjencia Evropiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare (Frontex) shprehet se në vitin 2019, 142,000 individë hynë ilegalisht në BE. Një sondazh midis azilkërkuesve në Gjermani zbuloi se rreth 40%  e azilkërkuesve mbërritën me një vizë turistike dhe kërkuan azil sapo ajo skadonte.

Azilkërkuesit të cilët shënonin numrin më të lartë vinin nga Siria, Afganistani, Iraku, Shqipëria dhe Irani, megjithëse përe 2020 numri mendohet të jetë më i ulët për shkak të kufizimeve të vendosura prej Covid-19.

.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?