Një zëdhënës i Komisionit Evropian, Eric Mamer, deklaroi së fundmi se BE në asnjë mënyrë nuk do të financojë Hamasin ose aktivitet e tij.
"BE nuk financon Hamasin ose aktivitetet e tij në asnjë mënyrë", tha Eric Mamer, duke iu përgjigjur një pyetjeje në konferencën e përditshme për shtyp.
Një zëdhënëse, Ana Pisonero, tha se “BE mbështeti projektin e shtet-ndërtimit palestinez në përputhje me prioritetet e identifikuara së bashku me shtetet anëtare. Komisioni aktualisht po vlerëson se si ngjarjet e fundit tragjike do të ndikojnë në ndihmën aktuale dhe të ardhshme të zhvillimit”.
Ajo gjithashtu tha se fondet e BE-së mbështesnin shërbimet thelbësore për popullin e Palestinës dhe kontributin e tyre në shpenzimet e Autoritetit Palestinez për kujdesin shëndetësor, ndihmën sociale për familjet në nevojë dhe për pagat e punonjësve publike.
"Fondet e BE-së mbështesin shërbimet thelbësore për popullsinë palestineze dhe kontribuojnë në shpenzimet e Autoritetit Palestinez për kujdesin shëndetësor, ndihmën sociale për familjet në nevojë dhe për pagat e punonjësve publikë", kujtoi Pisonero e cila përmendi gjithashtu edhe ndihmën në sektorët e burimeve ujore dhe menaxhimit të energjisë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Mbi 900 të vrarë në Izrael, 687 në Rripin e Gazës! Hamasi kërcënon me ekzekutimin e pengjeve ndërsa Netanyahu sulmon me raketa
S.S/M.Q./ReportTv.al