Bashkimi Europian i ka dhënë “dritën jeshile” Shqipërisë për të hapur grupkapitullin e fundit negociues. Bëhet fjalë për grupkapitullin e 5-të që përfshin bujqësinë dhe kohezionin.
Qeveria pritet që të hartojë pozicionin e saj negociues dhe t’ja dorëzojë prezidencës daneze të BE-së. Për këtë zhvillim ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, që e konsideron një zhvillim pozitiv në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Shqipëria nuk ndalet - Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali thotë se Kuvendi do të vazhdojë “të intensifikojë diplomacinë parlamentare për arritjen e objektivit tonë kombëtar për Shqipërinë 2030 në BE.”
“Ftesa e Presidencës Daneze për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” dhe Konferenca Ndërqeveritare që do të mbahet së shpejti përmbyllin çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave. Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural, modernizimin e bujqësisë dhe kohezionin social e territorial të Shqipërisë, si dhe do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për arritjen e objektivit tonë kombëtar për Shqipërinë 2030 në BE.”
Shqipëria ka çelur deri më tani 4 nga 6 grupkapituj, të ashtuquajturin Themeloret, Marrëdhëniet me jashtë, tregun e brendshëm si dhe konkurueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse.
Në qershor, vendi ynë mori dritën jeshile për të vijuar negociatat edhe “Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme”, ndërsa tani edhe për grupkapitullin e fundit për “Bujqësinë dhe Kohezionin”.
Shqipëria ka çelur deri më tani 4 nga 6 grupkapituj, të ashtuquajturin Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm si dhe Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse.
Në qershor, vendi ynë mori dritën jeshile për të vijuar negociatat edhe “Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme”, ndërsa tani edhe për grupkapitullin e fundit për “Bujqësinë dhe Kohezionin”.
Komente
