Serbët e armatosur në Manastirin e Banjskës

BE insiston që terroristët serbë të vihen para drejtësisë, Stano: Sot takim i posaçëm në Bruksel për veriun e Kosovës

26 Shtator 2023, 13:26| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 13:48

  • Share

Vendet anëtarë të unionit do të mbajnë sot një takim të posaçëm për situatën në veri të Kosovës ku do të diskutohen për hapat e nevojshëm që do të ndërmerren për këtë situatë.

Bashkimi Evropian ka insistuar që të përgjegjësit për sulmet në veri të Kosovës të dalin përpara drejtësisë. Lajmin e bëri të ditur, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i cili u shpreh se hetimet janë duke vazhduar për situatën e rëndë në veri, e ndërsa theksoi se i janë besuar Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me KFOR dhe EULEX.

“EULEX-i është në terren si reaguesi i dytë. Është i angazhuar me kërkesë të Policisë së Kosovës. Bashkëpunimi deri më tash ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it është shumë i mirë. Komandanti i EULEX-it është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe informon për të gjitha hollësitë në terren.

Hetimet po vazhdojnë dhe ato nuk janë kryer akoma. Ato janë krejtësisht në duart e Policisë së Kosovës, dhe me kërkesë, ata asistohen nga EULEX-i dhe KFOR-i. Duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Sa i përket përgjegjësisë, mosndëshkueshmërisë, qëndrimi i BE-së është i qartë. Të gjithë përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë”, ka thënë ai.

Stano theksoi se për punën në terren është i informuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Edhe përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, po ashtu ka qenë në kontakt, edhe me liderët në Kosovë dhe Serbi, por edhe me vendet anëtare. Vendet anëtare janë duke e analizuar situatën. Do të ketë takim sot pasdite edhe në Bruksel nga përfaqësuesit e vendeve anëtare ku do të diskutohet për hapat e nevojshëm”, ka thënë Stano.

Më herët ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video ku duket qartazi, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Rajdoçiç i cili orkestronte sulmet në veri të Kosovës. Nga pamjet evidentohet se serbët kishin ardhur për sulm dhe ishin super të armatosur. Sapo vërejnë që janë duke u filmuar me dron, Rajdoçiç ua bën me shenjë terroristëve të futen brenda në Manastir.

Të dielën e zezë të 24 shtatorit  u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Sipas të gjitha informacioneve të ndërmarra deri më tani, pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?