Në një kohë kur Ukraina shprehet e gatshme për një raund të ri negociatash me Rusinë me qëllim arritjen e paqes, mediat vendase raportojnë se Moska po planifikon një sulm të koordinuar me deri në 2.000 dronë kundër territorit të Ukrainës.
Lajmi është konfirmuar nga gjenerali gjerman Christian Freuding, kreu i Qendrës Situatës për Ukrainën pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë. Freuding paralajmëroi se një sulm i tillë përbën një sfidë serioze për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, duke theksuar nevojën për “masa kundërpërgjigje inteligjente”.
Forcat ruse kanë kryer gjatë natës mbi 300 sulme me dronë dhe më shumë se 30 sulme me raketa duke goditur disa rajone në Ukrainë dhe duke lënë pas disa viktima civile.
Ndërkohë, Komisioni Europian ka akuzuar Moskën se qëndron pas mocionit të mosbesimit ndaj Ursula von der Leyen, duke sinjalizuar përfshirje ruse në destabilizimin e institucioneve perëndimore.
Komente

Vendet perendimore jane kthyer ne reepublike bananesh sepse per cdo gje te keqe qe ndodh ne vendet e tyre ata akuzojne Putin dhe jane bere shume qesharake . Asnje nuk i beson keta mashtrusaa intrigante sado qe perdorin mediat per te bere propaganden e tyre te qelbur
Përgjigju