BE kërkon të arrijë shpejt një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Një ditë pas bisedës së parë telefonike për tarifat, mes Ursula von der Leyen dhe presidentit Donald Trump, ky është mesazhi që erdhi nga shumica e lidëreve evropian që folën me presidenten e Komisionit Europian.
Ky është një parim me të cilin Komisioni i BE-së pajtohet plotësisht. Ansa raporton se askush në Evropë nuk dëshiron një marrëveshje me Uashingtonin, por nga pikëpamja strategjike, përshpejtimi i negociatave për tarifat nënkupton edhe shmangien e të papriturave të tjera nga një Trump I paparashikueshëm.
Dritaret për takime të mundshme ndërmjet BE-së dhe SHBA-së, për momentin, mbeten të pandryshuara: G7 në Kanada në mes të qershorit, samiti i NATO-s në Hagë në javën e fundit të të njëjtit muaj dhe ndoshta 19 korriku kur Trump pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Evropian.
Von der Leyen ka pohuar gjithmonë se një takim me Trump do të ishte vërtet i frytshëm vetëm me një paketë konkrete për zgjidhjen e tarifave. Prandaj, të dy palët kanë vetëm më pak se një muaj për të ndërtuar një projekt-marrëveshje.
Megjithatë kushtet e negociatave mbeten të paqarta. Lëvizja e Trump për të shpallur papritur tarifat 50% me BE u pa kryesisht si një veprim taktik, që synonte të mbante palën amerikane në negociata. Biseda telefonike mes Presidentes së Komisionit dhe Uashingtonit i dha shtysë të re negociatave, por në praktikë distancat mbeten.
SHBA po synon lëshime të konsiderueshme në disa fronte, nga energjia te teknologjia. BE synon një marrëveshje më harmonike të tregtisë së lirë, bazuar në parimin zero tarifa.
Komente
