BE kërkon ndryshime ligjore drejt njohjes së martesave homoseksuale brenda 2028! Rishikim Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes

15 Maj, 19:15| Përditesimi: 15 Maj, 19:31

  • Share

TIRANE-  Anëtarët dhe përfaqësuesit e komunitetit PRO LGBTQI kërkojnë që nëpër shkolla të flitet më shumë dhe më hapur për orientimin seksual tek fëmijët e nxënësit për të minimizuar sa më  shumë gjuhën e urrejtjes, bullizmin, apo diskriminimin.

Ekspertja ligjore në aleancën LGBTQ Dea Nini, thotë se diskriminimi haset më shumë tek nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazet nga pyetësorët e kryer vitet e fundit, ndaj si zgjidhje shohin trajnimin e mësuesve për të përçuar zërin e tyre tek nxënësit.

“Të paktën nga pyetësorët e katër viteve të fundit që ne kemi bërë, mbi 400 pjesëmarrës, mbi 48% të rasteve diskriminimi ka ndodhur për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor në ambientin edukues, në shkollat 9 vjeçare dhe gjimnaze. Nuk flas për subjekte universitare. Ajo që ne jemi përpjekur të bëjmë muajin e fundit është që ti adresojmë mësuesit mes sindikatave të mësuesve, ku jemi në bisedime mes këtyre të fundit për të organizuar një trajnim në nivel stafi arsimorë. Janë trajnuar psikologë shkollash, punonjës social që janë në kontakt me mjediset e shkollave për të orientuar bullizmin, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin”, Dea Nini, eksperte ligjore e aleancës LGBT

Në aktivitetin e zhvilluar nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri dhe organizata Pro LGBT në ‘Europa House’, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato kërkoi plotësimin e angazhime që Shqipëria ka ndërmarrë edhe përmes miratimit të udhëzuesit për shtetin e së drejtës në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Udhërrëfyesi i shtetit të së drejtës i hartuar nga qeveria shqiptare parashtron dy pika kryesore në këtë fushë: rishikimi i kodit penal për gjuhën e urrejtjes për LGBT, deri më 2026. Dhe pika tjetër, ndryshime në Kodin e Familjes për të njohur bashkëjetesën civile, martesën civile Dhe njohjen nderkufitare te lidhjeve familjare. Dhe të gjitha këto të mund të realizohen deri në vitin 2028” u shpreh Gonzato. 

Pra, ambasadori kërkon që Shqipëria të ndryshojë Kodin e Familjes për njohjen e bashkëjetesës ose martesës civile, bashkë me ndryshimet në ligjin që parashikon njohjen e martesave dhe lidhjeve familjare ndërkufitare të së njëjtës gjini.

Sa i përket ndryshime në Kodin Penal, kujtojmë se komuniteti LGBTQI në Shqipëri ka shprehur gjithnjë shqetësimin për gjuhën e urrejtjes në këtë kod, pasi në nenet ku flitet për krimet seksuale, marrëdhënie seksuale i referohet vetëm atyre heteroseksuale, ndërsa marrëdhëniet homoseksuale kanë përmendje dhe në ndonjë rast edhe trajtim të veçantë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nani: 18/05/2024 12:19

    Gjuha e urrejtjes eshte problem. Ketu nuk tolerance per me te dobtin. Mjere kush ka femije te dobet ne kete vend.

    Përgjigju
  • Illyrian: 17/05/2024 19:07

    Pse e kan kaq problem bythqirat qe tju thuash o bythqim? Pse merzitesh zoti bythqir spo te them lesbik!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?