Bota

BE ‘kryqëzon’ Rusinë për gazin, reagon Merkel: Rusia s’është fajtore për rritjen e çmimeve, nuk ka detyrime ndaj jush

7 Tetor 2021, 00:15| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 12:24

  • Share

Ndërsa situata në Evropë dita ditës po përkeqësohet nga rritja e çmimeve BE ka dalë në konkluzionin se Rusia është shkaku i krizës së gazit. Këto ide i ka hedhur poshtë kancelaria Angela Merkel  duke theksuar se nuk ekzistonte një marrëveshje e shkruar që Rusia të ishte e detyruar të furnizonte. Në deklaratën e saj në Samitin e BE në Ballkanin perëndimor Merkel theksoi se detyrimet mbarë botërore kryhen vetëm në momentin që janë të faktuara në letra.

‘Në dijeninë time, nuk është ‘e shkruar e zeza në të bardhë’ që Rusia të importojë tek ju. Sidomos në lidhje me tubacionin në Ukrainë. Rusia mund të japë gaz vetëm në bazë të detyrimeve në letër, pra kontraktuale dhe për këtë nuk ka mënyrë tjetër.’, tha Merkel për mediat.

Merkel gjithashtu e vendosi theksin te fakti se vetë Rusia ka mohuar përgjegjësinë në lidhje me gazin, si rrjedhojë hipotezën e BE-së e ka cilësuar si ‘të nxituar’.

Kujtojmë se samiti përëndimor është mbajtur ditën e mërkurë ku zëra të ndryshëm kanë folur rreth çështjeve aktuale. Në samit u miratuan 6 pika të cilat kanë 'ndezur' mjaft reagime. 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?